“Besoj sa pas këtyre fotove u bë gjithçka e qartë dhe mesë mirë duket hapur që jemi bashkë tani dhe për shumë kohë... gazetat kanë filluar shpërdorojnë mirëbesimin që unë u jap, që këtej e tutje s’ka më intervista”, ka thënë Françeska.
Shumë portale kanë bërë me dije pak ditë më parë se çifti Ermal dhe Françeska i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Sipas tyre Ermali ka qenë në shoqërinë e vajzave në beach party, ndërkohë Franceska ka mbërritur aty, me një skaf ku ndodheshin një vajzë italiane me të dashurin e saj dhe një djalë muskulor, në shoqërinë e Françeskës.
Kjo e fundit në BB5 kishte deklaruar se para lidhjes me Ermalin, ka pasur një raport me një person i cili ndodhej në burg për trafik droge në Itali.
Su/ Shqiptarja.com
