Françeska: E lumtur me Ermalin, por s'ka bashkëjetesë

Françeska:  E lumtur me Ermalin, por s'ka bashkëjetesë
Duket se edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother çifti shumë i komentuar, Ermali dhe Françeska, po e shijojnë më shumë lidhjen e tyre jashtë saj. Ndonëse jetojnë larg njëri-tjetrit, Ermali gjen kohë për të dashurën e tij dhe kalojnë shumë mirë bashkë. Këtë gjë e vërtetojnë edhe këto fotografi, në të cilat çifti është relaksuar në plazhet e Vlorës, dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Megjithatë thashethemet në media nuk kanë të sosur, duke pohuar që ata po jetojnë një krizë mes tyre. Por bukuroshja 18- vjeçare, Françeska Jaçe, ka shkruar në Facebook se ata janë shumë të lumtur bashkë. Një sqarim për të gjithë miqtë e mi sepse qenka më besueshme të lësh një status në Facebook sesa një intervistë nëpër gazeta. Unë dhe Ermali jemi bashkë, duhemi më shumë se kurrë, ju duam shumë të gjithë juve që na keni mbështetur. Bashkëjetesa dhe martesa janë pak larg dhe do tregoheshim fallso po të thonim po”, ka pohuar Françi.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore