FRANCE- Shkencëtarët francezë kanë kryer teste në trupin e ruajtur mirë të një gruaje 359-vjeçare, e cila i përket shekullit të 17. Kufoma e gruas gjendet në qytetin veri-perëndimor të Rennes.
Shkencëtarët thonë se nga ekspertiza, besojnë se trupi i përket ‘Louise de Quengo’, një gruaje fisnike e cila vdiq në vitin 1656.
"Ne kemi marrë mostra të indeve të buta nga organet, gjë e cila është e paparë në arkeologji", tha mjeku ligjor Fabrice Dedouit.
Trupi i gruas gjendet i veshur, i mbuluar me një kapak. Gjatë zbulimit të kufomës në vitin 2014, janë gjetur edhe një palë këpucë të zonjës, të cilat ndodheshin brenda varrit.
Trupi i zonjës u zbulua në një kantier ndërtimi, ku po punohej për hapjen e një qendre konventash.
Redaksia Online
(d.a/Sqhiptarja.com)
/Shqiptarja.com