/ATSH-ANSA/ - Në debatin për menaxhimin e fluksit të madh të emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet e Evropës, qeveritë e Francës dhe Gjermanisë kërkojnë kontrolle që në stacionin e parë të mbërritjes së tyre si edhe dëbimet më të shpejta të mundshme për emigrantët e paligjshëm.
"Veçanërisht, propozimi ka të bëjë me faktin që emigrantët duhet të shkojnë në ato qendra pritjeje që janë më pranë vendit të mbërritjes së tyre dhe më pas të verifikohen", thanë në një komunikatë të përbashkët ministrat e Brendshëm francez dhe gjerman, Bernard Cazeneuve dhe Thomas de Maiziere.
"Pas verifikimit, shpërndarja e tyre do të bëhet proporcionalisht sipas kritereve të rëna dakord mes shteteve", shtojnë ata.
"Por, emigrantët e parregullt duhet të jenë menjëherë objekt i procedurave të riatdhesimit apo largimit", theksojnë ministrat e Brendshëm francez dhe gjerman, Bernard Cazeneuve dhe Thomas de Maiziere.