TIRANË- Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi uroi sot shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e marrjes së titullit “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Duke e quajtur "Olimpi i letrave shqipe", Ruçi shkruan se me veprat e tij, Kadare ka ndriçuar historinë e shqiptarëve.
"Urimet e mia më të ngrohta për titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Me veprën Tuaj, ju jeni ngjitur prej kohësh në Olimpin e letrave shqipe dhe prej andej ndriçoni historinë, të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Ju na bëni nder të gjithëve sepse jeni busulla për orientimin tonë perëndimor dhe fari i vizionit europian të të gjithë shqiptarëve”, shkruan Ruçi.