Arrestohet në Tiranë kushëriri i 'Escobarit të Evropës', Franca kërkon ekstradimin e turkut të dënuar me 30 vjet për trafik heroine

TIRANË - Është arrestuar më 24 dhjetor 2019 në Tiranë një turk i dënuar me 30 vjet burg nga drejtësia franceze, si pjesë e trafikantëve të familjes Baybesin, konsideruar si "Eskobarët e Evropës". Por lajmi për kapjen e këtij personi nuk është publikuar nga policia shqiptare, dhe mësohet përmes burimeve jo zyrtare.

Në vitin 2003, 53-vjeçari Faruk Baybesin është dënuar në mungesë nga gjykata franceze e Loire Atlantique me 30 vjet heqje lirie për trafik të heroinës në Evropë përgjatë viteve 1994 -1995 me të ardhura ndër vite që janë vlerësuar në 10 milionë paund.

Në dhjetor 2019 Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj turkut të arrestuar masën e arrestit me 40 ditë me qëllim ekstradimin e tij në Francë. Autoritetet franceze i kanë përcjellë autoriteteve shqiptare dosjen penale kundër Baybesin dhe kërkesën për ta ekstraduar. Ndërsa pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka filluar procedurat për ekstradimit e turkut.

Më 24 dhjetor, Faruk Baybesin tentoi të hynte në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Rinas për t’u fshehur, por u zbulua nga autoritetet shqiptare që ishte një person në kërkim me ngjyrë të kuqe dhe i dënuar për trafik të heroinës.

Mahmut Baybesin, babai i të arrestuarit në Shqipëri, gjithashtu është i dënuar si pjesë e rrjetit të narkotrafikut. Personi që ishte në krye të familjes së trafikantëve, është Husein Baybasin që përfundoi në burg për drogë. Banda e familjes Baybesin, vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm