Presidenti francez, François Hollande, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy shkuan sot në Seyne-les-Alpes, në Alpet Franceze, pranë vendit të aksidentit të avionit, tip "Airbus A320" të kompanisë "Germanwings", njoftuan burime nga vendi i ngjarjes.
Hollande dhe Merkel mbërritën me helikopterë.
Atyre iu bashkuar shumë shpejt kryeministri spanjoll, i cili mbërriti me veturë.
Tre liderët do të bëjnë një homazh për nder të 150 viktimave të katastrofës, veçanërisht gjermanë dhe spanjollë./ATSH/









