Dhjetëra mijëra persona sot kanë marshuar në Paris dhe qytete të tjera të Francës, për të kundërshtuar dhunën në familje, pasi, sipas statistikave të fundit, besohet se vetëm gjatë këtij viti, mbi 130 gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre.
Në Paris, kryesisht gratë aktiviste kanë protestuar duke mbajtur në duar pankarta me ngjyrë vjollce, ku ishin të shkruara emrat e viktimave të dhunës në familje.
Ngjyra vjollce është ngjyra simbolike që përdoret për lëvizjen e të drejtave të grave.
Këto marshe u mbajtën vetëm dy ditë, para se Qeveria franceze të publikojë rezultatet e një hetimi lidhur me dhunën në familje.
Ekspertët për dhunën në familje të Këshillit të Evropës, kanë thënë gjatë kësaj jave, se Franca duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur viktimat dhe fëmijët e tyre nga dhuna në familje dhe të miratojë masa më efektive për të parandaluar dhunën në familje.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të pranojmë se gratë vriten sot dhe vazhdon të mos ketë ndëshkim për këtë. Shteti duhet të bëjë punën e vet për të garantuar siguri për të gjitha gratë”, tha për Reuters, aktivistja Karine Plassard.
Përveç në Paris, marshe kundër dhunës në familje u mbajtën edhe në Lion, Strasburg dhe qytete të tjera./REL
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1600
Lajme të tjera
-
Francë/ Qëllohet me armë këngëtari cigan, fitoi 'The Voice'
23 Prill, 10:17
-
VIDEO/ Paris, hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, arrestohet i dyshuari
19 Prill, 15:57
-
Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori
18 Prill, 17:09
-
Lojërat Olimpike në Paris, ambasadorja franceze: Uroj që Shqipëria të fitojë sa më shumë! Terrorizmi mbetet kërcënim
17 Prill, 20:57
-
'Princesha e re e Lindjes', Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë e këndshme në aeroportin e Parisit
15 Prill, 13:21
-
Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në administrimin e pyjeve
13 Prill, 19:09
-
Policia në Paris thotë se po e fiton luftën kundër krimit afër Kullës Eiffel
13 Prill, 13:42
-
Ku ndryshojnë vizita e Ramës me atë të Vuçiç në Paris
13 Prill, 08:47
-
'STACIONI F', Rama viziton qendrën më të madhe të inovacionit në Francë: E sjellim edhe në Shqipëri
12 Prill, 20:40
-
Rama vizitë zyrtare në Paris, Macron: Këshill Francë-Shqipëri për Inovacionin! Kryeministri: Presim krahëhapur gjithçka vjen nga ju
12 Prill, 07:23
-
Rama në Francë: Rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve! Nesër pritet nga Macron, pamjet e mbërritjes në aeroport me bashkëshorten (AXHENDA)
11 Prill, 09:36
-
Natë 'e zjarrtë' në Paris, fansat e PSG-së lënë pa gjumë lojtarët e Barcelonës (VIDEO)
10 Prill, 18:18