/ATSH-AFP/ - Kryeministri francez, Manuel Valls deklaroi sot se terroristët marrin në shënjestër Francën për të na ndarë, pas njoftimit nga autoritetet për arrestimin në Paris të një personi që po projektonte një atentat të mundshëm.
Përgjigja e Francës ndaj kërcënimit terrorist duhet të jetë e përqendruar, e bashkuar dhe me shumë vendosmëri për t'iu përgjigjur kërkesës së francezëve", shtoi kryeministri duke përmendur manifestimin e madh në vend më 11 janar në reagim të atentateve xhihadiste në Paris.
Një franko algjerian, 24 vjeç, akuzuar për projektimin e një atentati të mundshëm kundër dy kishave, u arrestua të dielën në Paris, theksuan sot autoritetet duke nënvizuar ekzistencën e kërcënimeve terroriste më shumë se tre muaj pas atentateve në Francë.