Një banderolë e vendosur nw tribunën qendrore të stadiumit të Xhenovas sintetizonte më mirë se gjithçka tjetër, atmosferën e elektrizuar në të cilën u zhvillua ndeshja e futbollit. “Respekt për Italinë, dashuri për Shqipërinë”, e shkruar me germa kapitale në italisht nga tifozeria shqiptare, u fokusua gati nga gjithë aparatet fotografike që fiksuan në celuloid ndeshjen miqësore të dy përfaqësueseve të futbollit. Spikeri i “RAI-t” komentonte i entuziazmuar detin e flamujve kuqezi që kishte përmbytur shkallët e stadiumit të kryeqendrës së Ligurias.
Në fakt ndeshja miqësore organizohej në shenjë solidariteti me banorët e përmbytur pak ditë më parë në veriperëndim të Italisë dhe fondet e mbledhura nga biletat ishin të destinuara për këtë qëllim. Pa dyshim emigrantët shqiptarë që mbushëm stadiumin nuk kishin iluzionin se kontributi i tyre ka ndonjë vlerë të madhe financiare për një nga zonat më të pasura të botës siç është Liguria. Ata ishin aty jo vetëm për të mbështetur përfaqësuesen e tyre, por dhe për të shprehur në kor virtytin më të madh njerëzor: Mirënjohjen. Mirënjohjen për vendin ku kanë shkuar për një jetë më të mirë.
10 vjet më parë në “Stade de France” zhvillohej ndeshja mes Francës dhe Algjerisë. Shkallët e stadiumit më të madh francez ishin mbushur me banorë të periferive të Parisit, aty ku policia e ka të pamundur të hyjë. Bijtë e emigrantëve magrebinë, ndonëse tashmë shtetas francezë, fishkëllyen në kor himnin francez në kohën kur Marseillaise luhej në prag të fillimit të ndeshjes. Incidenti është regjistruar tashmë në Francë si një ngjarje e rëndësishme politike, dhe efektet e tij përbëjnë një nga sfidat më të mëdha të vendimmarrësve francezë.
Por le të kthehemi në stadiumin e Xhenovas. Fratelli d’Italia, himni kombëtar italian u këndua dhe nga mijëra shqiptarë të cilët valëvisnin flamuj kuqezi. “Janë bijtë e emigrantëve shqiptarë”, komentonte i mrekulluar gazetari i “RAI-t”. Dje të përditshmet më të mëdha italiane ishin mbushur me foto nga më të çuditshmet. “Dikur vinim me gomone, sot kemi një skuadër të madhe” , ishte një tjetër banderolë e shkruar po në italisht, dikush valëviste dy flamujt, atë shqiptar dhe atë italian, ndërkohë që një adoleshente e bukur veshur me fanellën e kombëtares shqiptare valëviste një tricolor. Këta ishin bijtë e emigrantëve shqiptarë, kurrsesi të asimiluar. Ishin mirënjohës dhe dinjitozë. Dhe ndodhi pikërisht në stadiumin e Xhenovas, ku vetëm pak vite më parë, u zhvillua një tjetër ndeshje. Ajo mes Italisë dhe Serbisë nuk arriti të përfundonte sepse urrejtja e demonstruar nga ultrasit serbë përfundoi në një dhunë të pakontrolluar. Ndërkohë nëse ka dy gjëra diametralisht të kundërta që janë parë së fundi në futboll janë pamjet e stadiumit “Partizani” të Beogradit dhe ato të dy ditëve më parë në Xhenova.
Flamujt asnjëherë nuk janë neutralë. Mund të valëviten ose me urrejtje ose dashuri. Varet nga psikologjia që ka turma.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com