FRESSH i çon lekët e mbledhura
 ditën e referendumit, Ina Ballës

FRESSH i çon lekët e mbledhura<br /> ditën e referendumit, Ina Ballës
Nismës për të ndihmuar Ina Ballën, nënën që vuan nga kanceri i gjirit, i janë bashkuar edhe të rinjtë e FRESH në njësinë nr.8. Pas apelit në Report TV jo vetëm qytetarët por edhe aktivistë të partive politike janë sensibilizuar për të ndihmuar Inën dhe dy vajzat e saj.

Në ditën e referendumit për mandatin e kryetarit të PS pranë kutive të votimit në njëisnë nr.8 qëndronte edhe një kuti për të mbledhur lekë për Ina Ballën. Këto para i janë çuar Inës nga të rinjtë që ndërmorën këtë nismë.

ndihma per ina ballen

ndihma per ina ballen
 
Ina Balla nesër do të bëjë kimioterapinë, për të parë gjendjen e saj si dhe për të mësuar kurën që do përdorë. Vet ajo thotë se ka shumë besim se do t’ja dalë, pasi tani mendon vetëm për sëmundjen dhe jo më për gjendjen ekonomike.

"Jam qetësuar nga gjendja shpirtërore, jam përqëndruar tek sëmundja. Jam qetësuar se më kanë ndihmuar shumë njerës. I falenderoj të gjithë. Besoj se do t'ia dal. Shpresa vdes e fundit," u shpreh ajo.
 
Përgjatë këtyre ditëve ndihmat për Ina Ballën nuk kanë munguar. Menjëherë sapo Report Tv tregoi gjendjen e vështirë në të cilën ajo ndodhej, Bashkia e Tiranës vendoi t'i paguajë qiranë ndërsa Spitali Onkologjik do t'i bëjë të gjitha analizat falas.
 
Vajza e vogël e Ina Ballës, Sara, ka një mesazh për të gjithë ata që i kanë ndihmuar. "I falenderoj të gjithë"

ndihma per ina ballen

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema