Kundërshtari më i madh i Marrëveshjes me Kosovën dhe i rrugëtimit të qartë të Serbisë kah BE-ja, në Beograd është mentaliteti dominues karshi Kosovës dhe përballë Perëndimit në përgjithësi.
As vetë ata nuk dinë çka do të bëjnë me 2 prill, në Bruksel.
Ky është konstatimi mbizotërues tek diplomatët perëndimorë në Prishtinë dhe në Beograd, kur pyeten për vendimin final të udhëheqësisë së Serbisë, në prag të takimit konkludues në mes të Kryeministrave Thaçi dhe Daçiq, në Bruksel.
Dihet: Nëse nuk ka Marrëveshje këtë të martë në Zyren e Catherine Ashton, bisedimet do të dështojnë, Serbia do t’i humbë të gjitha gjasat për ta marrë datën në fund të qershorit, për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE, ndërsa nuk do t’i hiqet barra dhe obligimi i zhbërjes së strukturave të sigurisë në Veri të Kosovës, sepse ajo del nga konkluzat e instancave më të larta të BE-së.
Çmimi i këtij dështimi është shumë i lartë për Serbinë. Data si e tillë, sipas vlerësimeve të vetë ekspertëve serbë të ekonomisë, sjell me vete mbështetje financiare për Serbinë në vlerë prej 3-6 miliardë Euro në vitet vijuese, ndërsa Serbia si shtet është buzë bankrotimit.
Serbia nuk ka opsion a zgjidhje tjetër, kur bëhet fjalë për mbijetesën sociale dhe financiare, pos BE-së.
Serbia nuk ka shtegdalje tjetër, sa i përket perspektivës afatgjatë të saj, pos inkuadrimit në BE.
Në aspektin afatshkurtër, data nuk mund të sigurohet pa Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në aspektin afatgjatë, anëtarësimi në BE nuk mund të ndodhë për Serbinë pa e njohur pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe pak ditë para se flamuri i Serbisë të ngritet në Bruksel.
Hesapet pra janë të qarta. Dhe ato nuk janë bërë vetëm në Bruksel, në Berlin dhe në Washington, por edhe në vetë Beogradin e sotëm, nga udhëheqësia e tanishme e Serbisë.
Zatën, në muajtë e kaluar, veçmas që prej se në Bruksel, në tetor të vitit të shkuar, nisi dialogu në mes të dy qeverive, vetë liderët serbë kanë nisë ta shfaqin të vërtetën politike për Kosovën, për atë çfarë ka ngjarë në Kosovë që prej vitit 1999 e këndej, që objekivisht, proceset kyç në Kosovë kanë marrë trajtën e pakthyeshme, dhe që synimi i Beogradit në këto bisedime do të jetë që të sigurohet qëndrueshmëria e komunitetit serb në Kosovë.
Dukej pra, së paku deri para dy-tri javëve, që racionaliteti politik tok me interesin jetik ekonomik dhe orientimin strategjik (kah BE-ja), do të drejtojnë Beogradin kah Marrëveshja e cila njëmend do të ishte historike (diç të tillë kurrë nuk ka pasë në mes të Prishtinës dhe Beogradit), dhe e cila do të shënonte hyrjen në një proces të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Çfarë ndodhi atëherë në ndërkohë? Pse Serbia u zbraps, vetëm një hap largë dakordimit në Bruksel, duke iu kthyer Propozimeve për krijimin e një Entiteti politik serb në Kosovë, i cili në irracionalitetin e tij arrinë të bashkojë në trajtë të refuzimit kategorik të tij, Prishtinën me gjithë Perëndimin dhe me vetë Zyren e Ashton?
Optimistët thonë që e tëra megjithatë është një lojë e rëndomtë para finales së bisedimeve. Të tillët harrojnë që në rastin e Kosovës, edhe në Rambouillet (1999) dhe në Vjenë (2006-2007), Beogradi nuk zhbëri dot kundërshtimin e ofertave ndërkombëtare për Kosovën.
Pesimistët me të drejtë konstatojnë që nëse kësaj radhe nuk shfrytëzohet ky rast i mirë, në muajtë dhe madje vitet pasuese, do të jetë shumë më vështirë të mbërrihet tek një Marrëveshje e kësisojt. Madje, theksohet që mundësia tjetër për një gjë të tillë do të ofrohet jo më parë se në vjeshtën e vitit 2014, në mos edhe në pranverën e vitit 2015.
Të gjitha këto i dinë në Beograd. Dhe ende hamenden. Pse?
Në trajtimin e shkaqeve të kthimit aktual të lidershipit politik në humnerën e rëndomtë të bërë prej humbjeve reale dhe atyre të sajuara historike dhe politike në Kosovë që prej vitit 1389 e këndej, mbase, më shumë na hynë në punë Freudi si akëcili njohës i shquar i politikës në dy-tre shekujt e mbramë.
Thjeshtë, si po duket, kundërshtari më i madh i Marrëveshjes me Kosovën dhe i rrugëtimit të qartë të Serbisë kah BE-ja, në Beograd është mentaliteti dominues karshi Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, përballë Perëndimit në përgjithësi, SHBA-së dhe Gjermanisë në veçanti.
Duket që ende gati njëqind vjet të sundimit të egër të Serbisë me Kosovën, po arrinë të ngadhnjejnë, qoftë edhe kohë pas kohe, siç po ndodhë ditëve të fundit, ndaj këndelljes gati 14 vjeçare pas qershorit të vitit 1999 e këndej.
Ky mentalitet është një ‘bllokadë’ në mendjen dhe vlerësimet politike të lidershipit serb, i cili nuk arrinë dot ta mbajë aq gjatë sa duhet, bindjen tashmë të shpallur edhe publikisht, të përkrahur madje edhe nga gati dy të tretat e qytetarëve të zakonshëm serbë (në hulumtimet e opinionit), që tema e Kosovës duhet të mbyllet brenda kornizave të realitetit politik.
Ky mentalitet tani i është kthyer miteve, iluzioneve, pallavrave, kallëzimeve tragji-komike, apo është zaptuar sërish nga një bindje e rremë që ajo çfarë ka ndodhë në gati një çerek shekulli në këto anë të Ballkanit, mund të zhbëhet.
Vetë udheqësia serbe pra duhet të vendosë se çfarë do me 2 prill në Bruksel.
Të shkojë atje me Plane dhe Propozime që shënojnë një tjetër gabim të madh të Serbisë në raportet me Kosovën dhe me Perëndimin, pastaj, ta konstatojë një tjetër disfatë të radhës në Kosovë dhe me Kosovën, apo, më në fund, të shënojë një fillim të ri në relacionet me Kosovën dhe me Perëndimin, duke bërë hapin e duhur, para se të gjithash për interesat e vet.
Marre nga gazeta Express
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com