Partizani nuk do të luajë në stadiumin e Tiranës në fundjavë përballë Vllaznisë.
Frika nga incidentet e mundshme ka bërë që Policia e Tiranës të mos e marrë përsipër sigurinë e ndeshjes, ndërsa ka vendosur në dijeni me një shkresë Federatën Shqiptare të Futbollit për rrezikun se mund te kete akte dhune.
Drejtoria e Policisë Tiranë në letrën e dërguar FSHF dhe klubit të Partizanit shkruan se tifozët e Tiranës do të bllokojnë hyrjen e tifozëve të Partizanit në stadium.
Gjithashtu sipas informacioneve të bluve të kryeqytetit, tifozët e Partizanit mund të thyejnë stolat e stadiumit të Tiranës në shenjë hakmarrje nga rivaliteti i vjetër mes dy ekipeve.
Ndeshja Partizani-Vllaznia ishte parashikuar që të luhej ditën e diel në orën 17:00 në stadiumin 'Selman Stërmasi' por tashmë të kuqtë duhet të mendojnë për një tjetër opsion dhe më i mundshmi është Elbasani.
Pak ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj arriti një marrëveshje me Presidentin e Tiranës dhe të Partizanit, që të kuqtë të luajnë në stadiumin 'Selman Stërmasi' por që duket shumë e vështirë që të konkretizohet.
Shkak i gjithë kësaj situate janë bërë tifozët e ekipit të Tiranës që nuk e kanë pranuar faktin që të kuqtë të luajnë në 'Selman Stërmasi' ndërsa nuk munguan edhe tensionet dhe përplasjet me ekipin e tyre pak ditë më parë.

Letra qe Policia e Tiranes i ka derguar FSHF dhe klubit te Partizanit
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO