Gazeta britanike 'Daily Mail' i rikthehet sërish historive të shtetasve shqiptarë të cilët janë me precedent penalë, e njëjta metodë e cila u përdor gjatë kohës së fushatës Brexit ku shqiptarët shiheshin si një 'as' i nxjerrë në skenë nga politikanët që dëshironin që Britania të dilte nga Unioni.

Pikërisht shtetasit shqiptarë shiheshin si kërcënim që vjen nga Europa.

'Daily Mail' i rikthehet historisë së 43 vjecarit shqiptar Selami Cokaj, duke raportuar se ai pasi u deportua në Shqipëri për vrasje është rikthyer në Britani dhe ka një lavazh makinash në Leicester.

Sigurisht shembulli i tij përdoret për të goditur politikat vendase sesi trajtojnë persona të tillë, sesi ata lejohet në hyjnë në kufinj.

“Vrasëi i dënuar” sic citon Daily u dëbua nga Britani në vitin 2009 pasi autoritetet zbuluan se ai ishte arratisur nga burgu në Shqipëri.

Ai ishte dënuar për vrasjen e një personi në vitin 1994, por u arratis ndërsa kish kryer vetëm 3 nga 20 vite në total që duhet të vuante.

Ai arratiset dhe shkon në Britani.

Cuditërisht, shkruan Daily ai po jeton me emrin e tij të vërtetë edhe pse autoritetet e dinë historinë e tij. Eshtë e paqartë sesi Cokaj kaloi rregullat e shtetit pasi shtetasit e huaj të cilët kanë qënë më shumë se 4 vite në burg janë të ndaluar të hyjnë në Britani.

Cokaj ishte një nga njerëzit më të kërkuar të Interpolit ndërsa u zbulua se jetonte në vitin 2006 në Britani, dhe kishte të njëjtin lavazh dhe fitonte 40000 paund në vit. U arrestua dhe më pas u dënua.

Në 1997 ai kish shkuar në Britani duke u prezantuar si shtetas kosovar me emrin Valton Gashi.
 
Shkrimi duke marrë shembullin sesi shqiptari i dënuar ka kaluar kufijtë kritikon politikat vendase duke ngritur pikëpyetje sesi kriminelë të tillë të huaj kanë hyrë në vend, duke përmendur rrugën klandestine dhe faktin se ai ndoshta nuk e ka kryer dënimin.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com