Një protestues nga Rrjolli ia atribuon protestës disa mujore kundër resortit të Bashkim Ulajt guximin për të vijuar me protestën për Zvërnecin. Duke e kthyer vëmendjen te Rrjolli, ai thotë se ajo u përket banorëve të zonës, jo ndërtuesit dhe botuesit pranë familjes Berisha, Bashkim Ulajt.

“Frikën e larguam ne rrjollorët, prandaj jemi mbledhur të gjithë këtu. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e tradhtarëve! Në Shqipëri po bëjmë burg përditë! Shqipëria meriton një gjë tjetër se jemi europianë që në ’90. Toka e rrjollorëve është e rrjollorëve, jo e Bashkim Ulajt!”, tha protestuesi.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës! Ia hedhin fajin gjeneratës Z për bllokimin