FRPD anëtarësohet në familjen e PPE, Basha: Mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar

FRPD anëtarësohet në familjen e PPE, Basha: Mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar

FRPD është zgjedhur anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, të EDS.  Ky lajm është bërë i ditur nga kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili me anë të një reagimi i cili shkruan: Nga sot studentët shqiptarë do të kenë mbështetje, aleatë dhe ndihmë në sfidat me të cilat përballen.

Në lidhje për këtë me anë të një  postimi në facebook, kreu i PD-së. Lulzim Basha ka përgëzuar FRPD-në për anëtarësimin në bashkimin studentor në PPE.

Sipas Bashës, kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që ëndërron të bëhet pjesë e rrjetit studentor evropian.

Basha: Përgëzime Forumit Rinor të Partisë Demokratike për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Evropiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor evropian me të drejta të plota.

Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar për FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme shqiptare!

Ndërsa Këlliçi shkruan:
Sot ishte një ditë shumë e rëndësishme për Forumin Rinor të Partisë Demokratike por dhe për çdo student shqiptar që aspiron Shqipërinë si Europa Është zyrtare tashmë: FRPD është zgjedhur anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS!Falenderime pafund për miqtë tanë europianë! Falenderime të përzemërta për European Democrat Students, në mënyrë të veçantë për Kryetarin Carlo Angrisano, i cili që nga dita e parë e zgjedhjes së tij në krye të EDS, ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Falenderime pafund për ish Kryetarin Virgilio Falco, një mik i vyer i FRPD, i cili jo vetëm nisi procesin formal të anëtarësimit tonë, por qëndroi krah nesh duke luftuar për një Shqipëri Europiane.Nga sot studentët shqiptarë do të kenë mbështetje, aleatë dhe ndihmë në sfidat me të cilat përballen brenda dhe jashtë vendit, studentët europianë, pjesë e familjes më të madhe politike që ka Europa. Te sjellim vlerat Europiane në Shqipëri dhe t’a çojmë Shqipërinë në Europë është misioni dhe identiteti ynë. Mirënjohje për të gjithë të rinjtë, studentët, gjimnazistët, që punojnë çdo ditë për ta bërë realitet ëndrrën tonë europiane! Faleminderit Besart Xhaferri dhe Imanuel Çaushaj për punën, lodhjen dhe kontributin tuaj në EDS. Pa punën tuaj dhe shpirtin e skuadrës, asgje nuk do të ishte e mundur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 16/02/2020 13:32

    Karabush asgje me teper

    Përgjigju
    • A thua: 16/02/2020 17:23

      Car me xhunga

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion