Plot zëra janë dëgjuar në Tiranë para se mbi presidentin e ‘Republika Srpska’, Milorad Dodik, të aplikoheshin sanksione nga Shtetet e Bashkuara. Madje kishin bërë edhe krahasimin me Berishën. Krahasimi ishte ky: ‘Dodik është akoma president edhe pse Amerika nuk e do’, thanë simpatizantët.
Prapë po lëshohen paralele: “E ç’e pastaj pse Amerika nuk do të njohë kurrë një parti me Berishën!?”
Në datë 8 janar, Berisha merr zyrat e PD dhe hedh në Lanë Bashën’.
Pastaj erdhën lajmet më të fundit:
Zëvendës-ambasadori Smith vizitoi selinë e PD dhe foli me Bashën kokë më kokë, duke i dhënë mbështetjen e shtetit amerikan.
Pas këtij, lajmi tjetër:
-Komanda operacionale e forcave speciale amerikane ngre shtabin e saj pararojë në Shqipëri.
Thuajse në të njëjtën kohë me lajmin e fundit, Departamenti i Shtetit bllokon një televizion në shërbim të Dodik në Bosnjë dhe formulon akuzën për Dodik; Është e njëjta akuzë si për Berishën: “Minimi i demokracisë, korrupsion, kërcënime ndaj stabilitetit”.
Ka edhe një ngjashmëri tjetër: Si Dodik, edhe Berisha deklarojnë se do të jenë në luftë dhëmbë për dhëmbë me Amerikën.
Lajmin mbi Dodik-un e Bosnjë – Hercegovinës e shpërndau, e para, Ambasada amerikanë në Tiranë, jo e Sarajevë s. Edhe mbështetjen e parë diplomatike e dha Ministria e Jashtme në Tiranë(!)
Përafrime gati biblike.
… E shikoni si endet rrjeta e pëlhurtë në për gërxhet ballkanike ku ende ka gjurmë krimi dhe korrupsioni? Po ndodh ajo që pritej prej dekadash, qëkurse presidenti i Serbisë, Sllobo Millosheviç, u arrestua në Beograd dhe u transferua në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Prapë po ata zëra që thanë ‘pse Dodik e jo Berisha?’, tani mund të pyesin përsëri: ‘Pse Shqipëria reagon e para për ndëshkimin e atij në Bosnjë- Hercegovinë?’
E gjitha është një skenë unike: Këtu në Ballkan u kryen krime kundër njerëzimit, kundër individit, kundër pronës dhe sigurisë …, por po këtu po vazhdojnë të lahen. Para ujërave që lajnë krimet, nuk ka peshë koha kur kryhet procesi.
Radovan Karaxhiç, paraardhës në presidencë i Dodik, i kreu krimet kundër popullsisë myslimane në vitet 1994- 95; por drejtësia e shpalli fajtor pas 21 vjet, në vitin 2016. Edhe gjenerali Ratko Mlladiç, po ashtu, nga 1995, u dënua nga drejtësia në vitin 2017.
Secili prej secilit, plus bashkëpunëtorë që vijnë pas tyre, i bëjnë ‘nder’ Sllobodan Milloshevicit: Këta janë pjesë e ciklit të tij në Ballkan. Kjo që po ndodh shënon pikërisht mbylljen e ‘ciklit’.
Në atë kohë udhëheqësi i Shqipërisë bashkëpunonte me Slloboin me trafik armësh e nafte. Edhe Dodik bashkëpunon me idenë e Sllobos për të trazuar Ballkanin përmes nacionalizmave serbe.
Koha është në mes, vetëm koha.
Vetë Sllobo ishte në krye të shtetit kur i kreu krimet, por u arrestua dy vjet pasi la pushtetin. Ishte fundi i marsit 2001 kur ‘ish-presidenti jugosllav, Millosheviq, u arrestua’, njoftoi media botërore. Radio B92 e Beogradit raportoi e para arrestimin.
‘Qindra qytetarë të Beogradit besnikë ndaj presidentit të rrëzuar Slobodan Millosheviq nxituan në një përpjekje për ta mbrojtur atë’ njoftoi B92.
‘Duke brohoritur “Sllobo, Sllobo”, deri në 300 njerëz u mblodhën rreth kompleksit të rrethuar me mure që strehon rezidencën e Millosheviçit’.
Arrestimi nuk ishte i thjeshtë:
“Tensioni u rrit pasi pesë xhipa pa shenja që mbanin burra të veshur me xhaketa ulliri dhe kapele të zeza skish, u panë të premten vonë jashtë vilës së ish-presidentit…’ thotë kronika e asaj dite.
“Gjashtë automjete me polici speciale dhe një ambulancë janë përballë rrugës Uzicka me qëllim të arrestimit të Sllobodan Millosheviçit,” tha Ivkoviç që ka vendin e një deputeti të vdekur për liderin…
Më 27 maj 1999, prokurorja Louise Arbor njoftoi se urdhrat e arrestit
“ICTY nuk ka një forcë të armatosur që të kryejë një urdhër arresti. Me Millosheviçin që kontrollon levat e pushtetit, kush do të ishte në gjendje të ekzekutonte urdhër-arrestet dhe të transferonte të akuzuarit në Hagë?”.
Edhe Sllobo u arrestua dy vjet pasi ishte larguar nga Presidenca e shtetit. Të gjitha linjat dhe paralelet na çojnë rreth të njëjtës ‘unazë’ të dhunuesve në Ballkan.
Nesër do të mbahet në Tiranë një ‘protestë’ që në fakt është një sulm i ushtrisë së Berishës për të kërcënuar stabilitetin dhe drejtësinë në vend. Edhe në Tiranë, nesër do të ketë 200 a 300 njerëz duke thërritur ‘Sali, Sali!’.
Mirëpo ka një zhvillim krahasuar me vitin 2001:
Komanda operacionale e forcave speciale amerikane ngre shtabin e saj pararojë në Shqipëri. Në Beograd atëherë kur morën Sllobon, nuk kishte të tillë, Sllobo kontrollonte levat e shtetit.
Fshatari nga Viçidoli, nè delirin e efektit tè zyrave shtetèrore, mendoi se me ligèsinè e trashèguar, do tia dilte gjithè jetèn. Kèshtu e kish bèrè me Enverin, dhe nè fund kish funksionuar gjithçka. Lèpiu kur nuk mundej,,,vrau dhe vodhi kur iu dha mundèsia. Shqipèria dhe shqiptarèt le tè shkonin si qeni nè rrush, nuk ishin ato prioritetet e atij qè kish zbritur nga mali me valixhe druri, pèr tè qenè zvarranik nè Tiranè. Kètè, ai nuk ia falte askujt. Me kalimin e viteve nè pushtet, gjaku i derdhur shtohej, pasuria e Zenit tè babit dhe Argita sekseres po ashtu. Bota èshtè e imja, tha fshatari. Amerikanèt? I blej me paratè e kafes sè Fazlliçit. E duan paranè ata qerratenj. Tè tjerève, plumbin ballit. Èshtè bota e fshatarève qè mendojnè se deti u bè kos dhe luga e tyre do jetè gjithmonè plot. Sali Berisha, Ilir Meta dhe gjithè halabakèria shqipfolèse qè u shkon pas,,,i bènè hesapet pa hanxhinè. Ata do shkojnè si qeni nè rrush dhe do kthejnè gjènè e vjedhur,,,me qèllim qè Shqipèria dhe shqiptarèt, tè kenè njè tè ardhme nè dinjitet dhe tè hedhin tutje hekurat e tiranisè dhe babèzisè. SHBA, janè shpètimi i shqiptarève. Tè ishte pèr fshatarèt Sali dhe Ilir,,,ky vènd do shpèrbèhej dhe do u falej fqinjève veriorè dhe jugorè. Saliu, nuk trèmb mè as sorrat. Me tè, shqiptarèt shohin se fundi i ligèsisè, nuk èshtè larg edhe pse miliardat e vjedhura tè duken si parzmore shekullore.!!!
Përgjigju