Frrok Çupi: Tre Musketerët rrokin armën e vjetër

Frrok Çupi: Tre Musketerët rrokin armën e vjetër

Qëlloi që jo rastësisht, ‘musketerët’ shqiptarë u takuan përhumbësisht në një pikë: Në zgjedhjet e Himarës.

Prej disa kohësh këta nuk puqen me njëri tjetrin, të paktën ashtu si më parë. ‘Më parë’ do të thotë para se Saliu të binte në burg. Bën vaki Iliri e takon Albinin.., ose në rastet kur ngjitet maleve e thotë se po shijon ‘ujërat e kaltra e malet e larta’, ose edhe diku në Gjergjevicë kur Albini lë Kosovën dhe mësyn Greqinë për ‘pushime’.

Këta kanë emra të tjerë ndryshe nga të romanit ‘Tre Musketerët’ të shkrimtarit francez Alaksadër Duma; nuk janë Athos, Porthos dhe Armis, por Sali, Albin, Ilir. Ballkanikët e ‘Gardës së re’, vetëm emrat i ndajnë nga tre Muskerterët e viteve 1800 e ca; të tjerat i kanë të ngjashëm, duke nisur që nga cilësia si ‘të pa ndashëm’ dhe kërkimi për armët e vjetra të Gardës. Edhe pse kanë kaluar thuajse 200 vjet nga ngjarjet e fillimit.

Kjo e diele që sapo kaloi, 4 gusht, i shkriu të tre nën diellin e një perle shqiptare, në Breg. Të tre këta, plus Greqia e Agimit të Artë dhe e Vorio Epirit, ishin ngrefos për ta fituar Himarën, e pastaj për ta nxjerrë në treg si lëkurën e ujkut. Para një viti kishte pasur zgjedhje, por kryetari i ardhur nga Greqia ra në burg. Silogjet e vjetra greke pretenduan të sigurt se ‘Himarën e morëm’, sigurinë e kishin llogaritur mirë. Llogaria është kjo: Dy presidentë të shtetit shqiptar, dy kryeministra të shtetit shqiptar dhe një kryeministër të shtetit të Kosovës, i kishin ‘në torbë’. Dy e dy e një- duket sikur janë pesë njerëz për shkak të pushtetit të rëndë e të keq që kanë mbajtur…

Ku janë sot?

I fundit bën ‘pushimet’ në Greqi ku jep modelin se bregdeti i Shqipërisë ‘duhet braktisur për Greqinë’. Kolegët e politikës kosovare po e zbulojnë si njeri të rekrutuar në burgjet e Serbisë.

Dy të parët, nga Tirana, i kanë dhënë viston Greqisë që të marrë 350 km katrore det. Këta i kanë dhënë lejen edhe që të vrasin ushtarët e kufirit dhe të poshtërojnë simbolet e Republikës shqiptare.

Të tre janë të ‘blerë’ në çështjen kundër kombit dhe kundër interesave të vendit. Kandidatë të tyre, dy herë, ishin dy agjentë të silogjeve greke kundër Shqipërisë.

Prej kohësh lëvizin këta me ‘lëkurën e ujkut’ në krah ‘kush e blen’.

Pardje, kur e humbën Himarën, u duk sikur e humbën edhe njëri tjetrin. Por në fakt tentuan të riorganizohen:

Albin Kurti në Prishtinë krijoji një incident të rëndë provokues kundër Aleatëve Perëndimorë dhe në favor të zhytjes së çështjes shqiptare. SHBA dhe BE e paralajmëruan seriozisht.

Sali Berisha, që nga ballkoni në Tiranë, bëri thirrje militantëve që ta bëjnë Shqipërinë ‘zjarr’ si Dhaka në Bangladesh. Atje është djegur selia e qeverisë dhe vendi është zhytur në kaos.

Ilir Meta është angazhuar që të ‘vrasë’ Drejtësinë e Re në Tiranë; ia ka bërë benë se ‘do ta vrasë’.

Të tre janë së bashku qysh prej vitesh. Albin Kurti, fillimisht, e nisi me krijimin e një partie ‘mish i huaj’ në Shqipëri, që në fakt do të shërbente si grup luftarak i armatosur ‘në çdo rast’. Edhe Osmani, në atë kohë u bashkua me bosin, duke krijuar një armiqësi me shqiptarët që ‘i kishin vrarë baxhanakun e gjyshit’ para njëqind vjetësh. Kudo ku mund të gjendej një grepç për të lidhur konfliktin ose dhunën në Shqipëri, ata u vunë në kërkim.

Çdo herë, edhe kur mijëra herë nuk deklaroheshin haptazi, këta takoheshin e thurnin plane kundër Shqipërisë.

Të paktën, një nga synimet e Musketerëve Athos, Porthos dhe Armis, këta e kanë arritur: Kanë mbërritur te armët e vjetra të Gardës. Por kaq.

Të tjerat i kanë të pamundura, aq më shumë që pas humbjes në Himarë  u zbuluan nga agjentët e Agimit të Artë në Greqi.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

BE kërkon shpjegime nga Hungaria për masat e Budapestit që lejojnë hyrjen e rusëve në Europë

BE kërkon shpjegime nga Hungaria për masat e Budapestit që lejojnë hyrjen e rusëve në Europë