Në takimin me banorët e fshatit Balldren, kandidati i djathtë për bashkinë Lezhë Fran Frrokaj, ka prezantuar një nga pjesët e rëndësishme të programit të tij për bujqësinë.
Frrokaj ka konfirmuar se për shkak të rëndësisë që ka zhvillimi i bujqësisë në rajonin e Lezhës, në mandatin e tij në krye të bashkisë njëri nga nënkryetarët do të jetë profesionist që do të merret vetëm me problemet e bujqësisë.
Alternativat në këto zgjedhje vendore janë tejet të ndryshme, pasi për banorët e Balldrenit të djathtët përfaqësohen me njeriun e punës ndërsa të majtët me presionin, nëpërkëmbjen dhe korrupsionin që nis nga kupola dhe përfundon tek kandidati i tyre.
Pjesë nga programi i tij për bujqësinë, kandidati Fran Frrokaj ka konfirmuar eleminimin e plotë të përmbytjeve në tokat bujqësore brenda dy viteve të para të mandatit, asistencë falas për fermerët si dhe mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që të rritet efikasiteti i thithjes së fondeve si nga qeveria ashtu edhe nga programet e ndryshme.
Ndërsa bujqësia mbetet prioritet për fshatrat e komunës Balldren, zgjidhja përfundimtare e problemit me ujin e pishëm, kanalizimet për kodrën e Balldrenit, rrugën e varrezave, ndriçimi i qëndrës së fshatit si dhe disa probleme të vogla kanë marrë garancinë e zgjidhjes në një kohe fare të shkurtër pas çertifikimit të tijë si kryetar i ardhshëm i bashkisë Lezhë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO