Vettingu shkarkon drejtuesen e parë të Apelit, Entela Prifti e Korçës nuk justifikoi pasurinë

Vettingu shkarkon drejtuesen e parë të Apelit, Entela Prifti e Korçës nuk justifikoi pasurinë

Entela Prifti

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Entela Priftin, kryetare e Gjykatës së Korçës. Prifti kaloi në filtër vetëm për njërin nga komponentët, atë të pasurisë. Bazuar te seanca e kaluar, sipas raportit të ILDKPKI gjyqtarja Prifti kishte bërë deklarim të rremë pasurie, fshehje të saj si dhe nuk dispononte të ardhura për pasurinë që dispononte.

Pas këtyre indicieve KPK kreu një hetim të thelluar nga ku zbuloi disa llogari bankare të padeklaruara në emër të fëmijëve të gjyqtares dhe bashkëshortit të saj, mbi 70 mijë euro, 4 apartamente në Tiranë të cilat një denoncim anonim kishte dërguar të dhëna se ishin në emër të gjyqtares.

Po ashtu në hetimin e KPK-s rezultoi se gjyqtarja kishte deklarime të pasakta në kontratat e shit-blerjeve në automjete si dhe nuk kishte paguar tatime për pronat që bashkëshorti i saj kishte dhënë me qira përfshi e një biznes tre katësh në bulevardin e Korcës. Entela Prifti njihet si një nga anëtaret e Kolegjit Zgjedhor që pas zgjedhjeve lokale të vitit 2011, i dha fitoren për bashkinë e Tiranës Lulzim Bashës.

Ky është rasti i parë që shkarkohet nga detyra kryetari i një gjykate Apeli, ndërsa pritet që të mblidhet KLD për trajtuar vendimmarrjen për këtë institucion që të mos futet në ngërç. Pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartës, rrezikon që e njëjta gjë të ndodhë edhe me gjykatat e Apelit në rrethe.

Kryetari i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) Shkëlqim Ganaj deklaroi pak kohë më parë se në 2019 rrezikojnë që të bllokohen gjykatat e apelit, pasi gjyqtarët kanë probleme me pasurinë. Ndërkohë që nesër do të dalë para vettingut prokurori Adnan Xholi, një emër i njohur, që së fundmi mori detyrën e drejtorit të Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme në vendin e Stojanit që u largua pas kaosit me dosjen Shullazi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi 1: 10/10/2018 16:29

    sa te vehet drejtesia e re, te gjithe keto te korruptuar do hetohen pa merak. avash avash

    Përgjigju
  • Spiro: 10/10/2018 11:59

    Nisur nga fakti qe i dha fitoren per bashkine e Tiranes, Lulezimit e kane keputur ne mes duke i sajuar dhe qendisur nje deklarim te rreme te pasurise

    Përgjigju
    • Erik: 10/10/2018 13:40

      Po mo Spiro po, ketyre u bien ne qafe kot, per politike e kepusin kete te shkreten. Edhe sikur, nese eshte kjo qe beri palacollekun ne 2011-en meriton kokrren e burgut jo vetem largimin nga puna.

    • Alma: 10/10/2018 13:17

      Po te donin e kepusnin ne mes qe atehere. Ka qendruar kryetare e apelit deri me sot. Po ka marre ne qafe shumicen e pronareve te tokave ne Korce dhe liruar plot kriminele. Vetem vilen qe mori ne mes te Korces si ja beri?

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, nuk e pashë

Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, nuk e pashë