Kryetarja e Apelit të Korçës drejt shkarkimit, Vettingu: Fshehu pasurinë, s’deklaroi 70 mijë $, ja manovrat që bëri

TIRANE-Kryetarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar vettingut.  Sipas raportit të ILDKPKI gjyqtarja Prifti kishte bërë deklarim të rremë pasurie, fshehje të saj si dhe nuk dispononte të ardhura për pasurinë që dispononte.

Pas këtyre indicieve KPK kishte kryer një hetim të thelluar nga ku zbuloi disa llogari bankare të padeklaruar në emër të fëmijëve të gjyqtares dhe bashkëshortit të saj, 4 apartamente në Tiranë të cilat një denoncim anonim kishte dërguar të dhëna se ishin në emër të gjyqtares.

Po ashtu në hetimin e KPK-s rezultoi se gjyqtarja kishte deklarime të pasakta në kontratat e shit-blerjeve në automjete si dhe nuk kishte paguar tatime për pronat që bashkëshorti i saj kishte dhënë me qira përfshi e një biznes tre katësh në bulevardin e Korcës.

ILDKPI ka sjellë raport për gjyqtaren Entela Prifti, e cila ka deklarim të pasaktë, nuk ka burime, ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarim të rremë. Pas këtyre indicieve bëmë hetim të thelluar. Ka apartament 55 m2 pasuri bashkëshortore, e blerë në 2012. E konstatuam se ka mangësi dokumentesh nga babai i bashkëshortes së gjyqtares për dhuratën 1 milion e 6 qind mije lekë që ai ia ka dhënë të birit e më pas kanë përfunduar tek gjyqtarja. Edhe në shit blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 70 m2 ka mospërputhje të kontratës me cka deklaruar ne deklaratën në vetting. Të ardhura nga shitja e makinës Renalut në 2004, e ka blerë 500 dollarë dhe e ka shitur 5 milionë lekë.

Po ashtu edhe një automjet të blerë në 2006 po 500 dollarë dhe shitur më pas 6 mijë euro. Entela Prifti është anëtare e bordit të shoqatës Korça, gjë e cila nuk lejohet kur mban postin e gjyqtares. Burri i gjyqtares ka dublex në rrugën “Niko Kovaci” në Korcë, blerë në 2004 me vlerë 2 milionë lekë, 1 milion e 316 lekë ka bërë rikonstruksioni dhe 9 qind mijë lekë mobilie.

Gjyqtarja se ka deklaruar këtë apartament në deklaratën e parë, mungon kontratat e vitit 2001 sikur gjyqtarja pretendon se e ka blerë në 2001 dhe nuk duhet ta deklaronte në 2003. Tokë arë në Voskopojë, 8% aksione në shoqërinë beton, apartament 198 m2 në bulevardin e Korcës, gjysma e blere e gjysma e dhuruar. Të ardhura sipas deklaratës nga bonot e thesarit që kanë pasur prindërit e bashkëshortit. Në realitet ky apartament është biznes bar pizeri bar kafe.

Në deklaratë thuhet se 1/3 e kësaj prone ja ka dhuruar z.Bujar Kore bashkëshortit të gjyqtares. Pronësi 519 m2 city center në pronësi të bashkëshortit të gjyqtares. Dhe pse shoqëria beton ku është aksioner burri. Nuk ka deklaruar depozitën bankare me vlerë 2 milionë lekë të krijuara me një cek nga një bankë tjetër nga Greqia. Nuk është deklaruar 70 mijë dollarë pranë një bankë të nivelit të dyte. Nuk ka deklaruar kredinë e marrë në Micigan.

Nuk ka deklaruar depozitën në shumën e 10 mije e 300 euro në emër të burrit. Nuk ka deklaruar depozitën në emër të djalit dhe vajzës. Ndaj gjyqtares ka pasur denoncim se ka fshehur disa apartamente në Tiranë, në total 5 të tilla. Denoncimi ka ardhur anonim. Nga verifikimi rezulton se disa nga këto prona janë në emër të familjarëve të gjyqtares si motra dhe kunetër. Por asnjë prej tyre nuk ka të ardhura për ti justifikuar këto pasuri.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Bazuar te gjetjet nga Komisioni, kryetarja e gjykatës së Apelit rrezikon shkarkimin. Megjithatë zyrtarisht vendimi do të jepet në orën 10:00 datë 10 tetor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 08/10/2018 14:41

    Super e korruptuar. Shko shiheni çfar "dubleksi" ka. Ndër vilat më të mira në korçë. Ja mori hallexhiut pa asnjë lek qelbësira. I rruftë çekiçi i gjyqtares

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave