FSHF dënon dhunën ndaj arbitrit
Meta: Autorët para drejtësisë

FSHF dënon dhunën ndaj arbitrit<br />Meta: Autorët para drejtësisë
Pas goditjes së arbitrit Kridens Meta, FSHF ka reaguar zyrtarisht duke zbardhur kronologjinë e ngjarjes dhe dënuar aktin. Qeveria e futbollit shqiptar u bën thirrje organeve që të zbardhen sa më shpejt ngjarjen dhe të vendosin para drejtësisë autorët.

“Në mbrëmjen e ditës së enjte, gjatë stërvitjes që arbitrat e Kolegjiumit të Tiranes po zhvillonin ne Kompleksin Dinamo, persona te paidentifikuar janë afruar në ambientet e përgatitjes dhe kanë sulmuar, duke e goditur me sende të forta arbitrin e këtij Kolegjiumi, Kridens Meta.

I lënduari është dërguar në spital me disa dëmtime. Sapo është njohur me ngjarjen Sekretari i Pergjithshem i FSHF, Ilir Shulku ka shkuar ne spital dhe me pas ne komisariat. Federata shqiptare e Futbollit i ben thirrje organeve kompetente qe te marrin masa sa me pare per identifikimin e autoreve, kapjen e tyre dhe venien para drejtesise” thuhet në njoftimin e FSHF. Meta bëri kallëzimin në Komisariatin Nr. 2 dhe sipas të dhënave të para autorët janë nga Kukësi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta