Nga Lezha ku ishte në një takim me fermerët, Lulzim Basha ka konfirmuar se do të jetë nesër në orën 09:00 në Presidencë për të takuar kreun e shtetit Ilir Meta, pas ftesës së këtij të fundit. "Ftesën e zotit Meta e kam pranuar dhe konfirmuar do të takohem nesër në orën 09:00. Kapja e institucioneve është plani i vetëm e kësaj qeverie prandaj duhet ndalur një orë e më parë. Dhe thirrja e shqiptarëve që dëgjuam dje në stadium duhet t'ja vëmë mirë veshin është thirrja për ndryshim është thirrja për t'i dhënë fund krizës politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë" tha ai.
Ftesën Presidenti Ilir Meta për Bashën, Kryemadhin dhe aleatët e tjerë opozitarë e nisi dy ditë më parë dhe kërkoi që takimi të bëhej para datës 20 nëntor, ndërsa PD-ja e pranoi dje duke u përgjigjur se nesër, pra të martën në orën 09:00 do të jetë në Presidencë. "Vendi është në një situatë dramatike dhe pasojat janë të paparashikueshme" shkruante Meta në letër. Ditët e fundit, Presidenti Ilir Meta është përplasur me mazhorancën për sa i përket plotësimit me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pas emërimit pasditen e së mërkurës që lamë pas të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në 'ngërç' për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2027
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor, 10:48
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
Mblidhuni dhe qani Hallet si ti shpetoni Burgut
PërgjigjuVrasesi shkon te hajduti
Përgjigju