TIRANE-Opozita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Reformës në Drejtësi dhe situatës aktuale politike. Burime për gazetarin Elis Memelli bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet këtë të martë në orën 09:00 në presidencë.

Ftesa e Metes u ka mbërritur zyrtarisht, PD dhe aleatëve të saj, dhe është pranuar nga opozita jo parlamentare.

Presidenti Ilir Meta kërkonte që takimi të mbahej para datës 20 nëntor. Ndërkohë në takim, Meta ka ftuar edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros).

Po ashtu Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për atë që ai e quan si situatë të rëndë të funksionimit të shtetit ligjor.

Presidenti Ilir Meta tre ditë më parë akuzoi opozitën joparlamentare se ka treguar me vepra të jetë më pranë qeverisë sesa Presidentit, por dje i dërgoi ftesë Bashës, bashkëshortes së tij Kryemadhi dhe aleatëve (përfshi Lëvizjen Legaliteti) për t'u takuar sa më shpejt para 20 nëntorit për të zgjidhur krizën me Gjykatën Kushtetuese.

Teksa më herët këto ditë, tha se nuk është i vetëm dhe mbështetje ka popullin me të cilin do të fliste shumë shpejt (por i ofroi të merrte armët), Meta duket i tërhequr dhe sytë i ka hedhur nga opozita jashtë parlamentit. Nesër Presidenti ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani, lidhur me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.