Ftesa e Ramës për dialog, studentët refuzojnë sërish: S'ka negociata, plotëso kërkesat

Ftesa e Ramës për dialog, studentët refuzojnë sërish: S'ka negociata, plotëso kërkesat

Studentët te Ministria e Arsimit

Studentët i janë përgjigjur negativisht ftesës së dytë të kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar një bashkëbisedim live në rrjetin social Facebook të hënën në orën 10:00. Menjëherë pas kësaj ftese të kreut të qeverisë, studentët e mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit kanë refuzuar, duke i kërkuar kryeministrit që të plotësojë kërkesat e tyre. "Nuk pranojmë as dialog dhe as negociata. Edi Rama duhet të miratojë kërkesat tona. Kryeministri nuk na pyeti kur miratoi buxhetin. S'ka për çfarë të na pyesë as tani. Kërkesat tona janë të panegociueshme", kanë thënë studentët të cilët vijojnë të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit prej orës 10:00.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'