Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik

Furgoni i udhëtarëve karambolohet me kamionin në Pogradec, plagosen 2 pasagjerë! Një i lënduar dhe pas përplasjes së veturës me eskavatorin në Cërrik

Pamje nga aksidenti i mbrëmshëm në Cërrik dhe policia në vendngjarje

Pogradec- Përplasja e një furgoni pasagjerësh me një mjet kamion për pak sa nuk përfundon në aksident tragjik.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm (17 Gusht), në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec, teksa pati vetëm 2 persona të lënduar lehtë dhe që ishin pasagjerë në mjetin e parë. Të lënduarit u dërguan në spitalin e qytetit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen pa rrezik jete, sipas policisë vendore.

Burime zyrtare theksuan nga hetimet paraprake të Policisë Rrugore, se furgoni i pasagjerëve tip "Benz", me drejtues shtetasin A. H., është karamboluar me një kamion me drejtues shtetasin me inicialet E. H.

“Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar lehtë, shtetasit S. S., dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, teksa po pyeten dy drejtuesit për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Një tjetër aksident ndodhi edhe orët e vona të mbrëmjes së djeshme (16 Gusht),, në fshatin Shtërmen të Cërrikut, në qarkun e Elbasanit, ku janë karamboluar një veturë me një mjet pune (eskavator).

Për pasojë ka pasur një person të lënduar, por pa rrezik jete. Policia tha se po punon për dokumentimin e ngjarjes, përcaktimin e dinamikës dhe shkakut.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët