Furrat e bukës njoftim të rëndësishëm për fundjavën: Jemi hapur vetëm këto 8 orë nesër

Furrat e bukës njoftim të rëndësishëm për fundjavën: Jemi hapur vetëm këto 8 orë nesër

Foto ilustruese

Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave njofton  të gjithë qytetarët që furrat në fundjavë do të jenë të hapura vetëm 8 orë nesër, nga 05:00 deri në 13:00, ndërsa pasditen e së shtunës dhe të dielën deri të hënën në mëngjes do të jenë të mbyllura. Vendimi është marrë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

"Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme bëri një njoftim që është shumë i rëndësishëm për të gjithë prodhuesit e bukës. Duhet të prodhojmë më shumë bukë,  sepse shërbimi i shitjes të furrave të bukës do të  jetë nga ora 5:00 e mëngjesit deri ne orën 13:00  të drekës, pas kësaj ore  për të gjithë kohën e pasdites , dmth nesër që është e shtunë dhe gjithë ditën e diel nuk do ketë furrë buke të hapur.

Furrat bukës do të hapen vetem ditën e hënë  në orën 5 të mëngjesit. Ky është urdhri i Kryeministrit për këtë fundjavë, prandaj të gjithë ne të sforcuar duhet të prodhojmë që të përballojmë fluksin dhe kërkesat e klientëve në mënyrë  që familjet të marrin bukë edhe për pasnesër. Qofshi mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë" thuhet në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 21/03/2020 02:26

    A cna ke care k***** me gjithe corronavirus, 2 te vdekur qe ishin prej kohesh te vdekur, 70 te semure qe sdihet ne jan apo jo te semure vertet e lesh me qime. Duket si nje mashtrim i madh, qe po bejne qeverite. Edi Rama si kaur qe eshte i ka hyre frika ne palce.

    Përgjigju
  • Godo: 20/03/2020 22:22

    Duke pritur per dite me te mira!

    Përgjigju
  • Ardian: 20/03/2020 21:05

    Zoti, na ruajtte.

    Përgjigju
    • Simon: 20/03/2020 22:20

      Amin!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar