Një shans i ri për Lulzim Bashën, për të drejtuar sërish Partinë Demokratike, nuk po përkthehet në ide të reja të ish-kryedemokratit për rrugën që do të ndjekë e djathta për t’u kthyer në alternativë qeverisëse. Rishfaqja e tij në politikë pas 1 viti pauzë, u bë me platformën e vjetër të vettingut të Politikanëve, listave të hapura dhe kufizim të mandateve të kryeministrit.
Edhe fushatën po e zhvillon po njëjtë, me konceptet e vjetra, aty ku e la një vit më parë. Nga njësia 2 ku zhvilloi një takim për fushatën e 29 korrikut, Lulzim Basha artikuloi idenë e një aleance me intelektualë për forcimin e PD-së, të quajtur “Aleanca Qytetare për Demokracinë”. Por edhe kjo nuk është një ide e re, por një organ i përcaktuar edhe në statutin aktual të PD, strukturë që gjithsesi fle vetëm në letra dhe nuk u ngrit kurrë.
“Sot ne kemi përgjegjësinë të japim një model tjetër në politikbërjen e vendit, që ka në fokus shpresat dhe ëndrrat e njerëzve, jo hallet e pak politikanëve. Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës” tha Lulzim Basha në rrjetet sociale, vendi i vetëm ku ka zgjedhur të shpalosë takimet e tij për fushatën e rikthimit në krye të PD", shkruan Basha.
Aleanca Qytetare për Demokracinë sipas ndryshimeve të bëra në statutin e PD, në Kuvendin e 18 dhjetorit, është një organizatë partnere që përbëhet nga intelektualë që jo domosdoshmërish duhet të jenë anëtarë partie, por duhet të jenë në të paktën 10% e të posteve drejtuese në parti.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.3%
-
Jo
21%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike
5 Janar, 11:16
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
Basha uron Vitin e Ri: Shëndet, dashuri dhe shpresë për familjet shqiptare!
31 Dhjetor 2024, 20:17
-
Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’
30 Dhjetor 2024, 18:56
mund ti pranoj vetem vetingun e politikaneve per kufizim mandati si Bolsonaro ne Argjentine ne rast denimi me vendim te formes se prere po kjo e listave te hapura eshte gomarlliku me i madh do ishte me mire te korrektohet vota ne proporcional ne 3 ose 4 kolegje zgjedhore nga 1 me 12 qarqe se keto lista te hapura si te ishin konkurse ne administrate
Përgjigju