Eshtrat e një njeriu janë gjetur mesditën e kësaj të shtune në fshatin Spaç të Fushë Arrëzit. 

Mësohet se skeleti i përket një personi të zhdukur rreth tre vite më parë i identifikuar si Ndue Kolica. Ka qenë vajza e të ndjerit që ka hedhur dritë mbi identitetin e kufomës e cila e ka njohur nga rrobat.

Familja e ka denoncuar të zhdukur Ndue Kolicën në vitin 2014. 

Eshtrat janë dërguar në drejtim të Tiranës për ekzaminim, ndërsa policia ka marrë në pyetje familjarët e tij dhe fqinjët e Kolicës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com