Fyle: Progres në lirinë e medias
por do hetohen rastet e dhunës

Fyle: Progres në lirinë e medias<br />por do hetohen rastet e dhunës
 BRUKSEL-  Liria e medias në këto dy vite, nga konferenca e fundit “speak up” e majit 2011 deri më tani, është përkeqësuar. Këmbanat e alarmit duhet të bien për qeveritë, shoqërinë civile, politikanët, ndërkombëtarët dhe vetë gazetarët. Ka shumë probleme dhe duket se situata nuk mund të zgjidhet as në Vjenë, as në Bruksel e as në Strasburg.

Alarmin e dha dje në konferencën “Speak Up”, Dunja Milatovic, përfaqësuesja më e lartë e OSBE për lirinë e medias, e ftuar nga zyrtarët e Komisionit Evropian në Bruksel në këtë aktivitet njëditor.

“Marrëveshjet ndërkombëtare, nuk janë një zgjedhje për qeveritë, por janë të detyrueshme” tha zonja Milatovic, duke nënvizuar nën prezencën e 400 gazetarëve nga Ballkani dhe Turkia, dhe në prezencë të komisionerit Fyle se sidomos ndërkombëtarët, duhet të kuptojnë se kjo nuk është “liri për median”, por “liri për të gjithë”.
Komisioneri Stefan Fyle, duket se bie dakord me konstatimin e zonjës MIlatovic, jo duke I hyrë cështjeve konkrete, por duke parë indeksin e lirisë së medias në këto vende të rajonit të paktën për dy vite që kur janë zhvilluar punimet e konferecës së fundit.

“Për të parë sesa demokratik është një vend, mirë është të shikoni indeksin e lirisë së medias fillimisht, jo atë të korrupsionit”, tha Stefan Fyle përpara gazetarëve të rajonit të ballkanit dhe Turqisë. Duke qenë se situata më e nxehtë e ditëve të fundit është në Turqi, komisioneri Fyle përmendi dhunën ndaj gazetarëve turq gjatë këtyre ditëve.
Përfaqësuesja e lartë e medias për OSBE, Milatovic, dha rastet e dhunës dhe burgosjes së disa gazetarëve në Bosnje-Hercegovinë, Serbi e Maqedoni. Për Shqipërinë, zonja Milatovic tha se është përgatitur ligji për transmetimet televizive, por duhet të shihet sesa do të vihet ai në zbatim.

Nga Shqipëria në konferencën “Speak Up” prezantohen disa drejtues të medias në Shqipëri e ndryshe nga vitet e tjera, duke I dhënë rëndësi edhe rolit të shoqërisë civile në procesin e lirisë së medias, disa përfaqësues të saj ishin present në konferencë. Mero Baze, Lutfi Dervishi, Bledi Salaj, Iris Luarasi, Elsa Ballauri, Gent Ibrahimi etj, janë gazetarët dhe zyrtarët që po përfaqësohen në konferencën njëditore “Speak Up”.

“Sigurisht që ka të vecantat e veta dhe të përbashkëtat në media. E rëndësishme mendoj unë në këtë konferencë është që përfaqësuesit shqiptarë të thonë atë që ndodh me mediat në Shqipëri. Në vendin tonë ka probleme të mëdha në mungesën e pavarësisë, mungesën e profesionalizmit dhe kërkesën e vetë insttucionit të medias për të ngritur mekanizma që do të grumbullojnë, analizojnë dhe zgjidhin ankesat, dhe të bëjnë analizën e raportit mes gazetarit dhe pronarit të medias, sepse kjo është një ndër cështjet më të diskutuara për pavarësinë ekonomike. Nga ana tjetër është presioni politik. Dhe pyetja në Shqipëri është: pse nuk kemi një media që ti kundërvihet polikanëve?” pyet Elsa Ballauri duke u kthyer te problemet e mediave në Shqipëri.

Lutfi Dervishi, drejtor i Informacionit në Vizion plus, që do të jetë një nga speaker të kësaj konference ka një tjetër këndvështrim. “Media duhet të marrë në dorë situatën” thotë Dervishi. Duke ju referuar fushatës së zgjedhjeve, Dervishi theksoi se zgjedhjet janë raportuar nga partitë dhe jo nga gazetarët, dhe se e vetmja e ardhme e sigurtë e gazetarisë është te kthimi rolit të saj: rolit të kontrollit dhe vënies para përgjegjësisë së tre pushteteve të tjera.

Këto do të jenë edhe tezat kryesore që do të referohen prej tij edhe në konferencën Speak Up, ndërkohë që të drejtat e gazetarëve shqiptarë pritet të mbrohen jo vetëm nga vetë ata, por edhe Avokati i popullit Igli Totozani dhe kryetarja e KKRT Endira Bushati.

Igli Totozani duke folur në panelin e tretë të konferencës për rolin e parlamenteve në zhvillimeve mediatike, iu përgjigj edhe pyetjeve të shqiptarja.com sesa demokratike është Shqipëria kur vazhdojnë gjyqet politike, kur gazetarët dhunohen ndërsa kërkojnë të pasqyrojnë mitingjet e partive politike, e kur partitë I detyrojnë televizionet të transmetojnë kasetat e prgatitura prej tyre.

“Kur fola në fillim, tha Totozani, për shkak të kohës që mungonte, hoqa një frazë nga fjalimi: zhvillimet në median shqiptare janë vërtet shqetësuese. Pas 20 vjetësh demokraci, këto zhvillime mbeten të tilla. Lidhur me cështjen e të ashtuquajturave kaseta dua të falenderoj Unionin e Gazetarëve që e ka ngritur zërin për këtë cështje dhe e ka parashtruar pranë Avokatit. Ne kemi bërë rekomandimet tona pranë KQZ që ky organ të tërheqë udhëzimin, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë cështjen do ta cojmë në gjykatën kushtetuese”.

Komisioneri Fyle si rrallëherë qëndroi në konferencë që nga ora 9 e mëngjesit deri në mbyllje të punimeve të saj në orën 19.00. Cështja e dhunës ndaj gazetarëve në Turqi, Bosnje Hercegovië, Serbi, Maqedoni e Mal të Zi ishte në focus të përqendrimit të tij. Për Shqipërinë, komisioneri Fyle kërkoi që media të jetë e vëmendshme për të shtensionuar situatën, e ndër të tjera, të mos bëhet palë sidomos në procesin paszgjedhor.

Këtë radhë konferenca Speak Up 2 pritet të dalë me rekomandime konkrete për qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Zoti Fyle e bëri të qartë se për lirinë e medias, duhet të ketë më shumë presion ndaj qeverive, për të arritur jo vetëm standardet e kërkuara ligjore, por edhe për aplikimin e tyre në vendet përkatëse.

Lajmi u perditesua
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës