Ministrat e Jashtëm të G7 shprehën "dënimin e tyre më të fortë" për furnizimin e Iranit me raketa balistike për Rusinë.
Po ashtu, ministrat e Jashtëm të G7 i bënë thirrje Teheranit që t'i japë fund sa më shpejt të jetë e mundur furnizimit me armë.
"Dëshmia se Irani ka vazhduar të transferojë armatime në Rusi, pavarësisht kërkesave të përsëritura ndërkombëtare për t'i dhënë fund asaj", thuhët në shkrim të G7.
Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve. Dy vendet kanë shkëmbyer 206 robër lufte, përfshirë ushtarë rusë të kapur nga ushtria ukrainase gjatë bastisjes kufitare në rajonin e Kurskut.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se secila palë ka shkëmbyer 103 ushtarë me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe./La Repubblica