TIRANE - Kryekomunari i Partisë Demokratike në Bërzhitë vec akuzës për shpërdorim detyre me marrje rryshfeti do të vihet para drejtësisë për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që ka kallëzuar në prokurori Genc Dritën, ndërsa bëhet fjalë për pasuri të fshehur dhe të dyshimtë për rreth 2 milionë dollarë, qindra mijë eurosh, dy aparatamentesh dhe trualli. Kërkoi 4500 € ryshfet, Gjykata lë në burg kryekomunarin e PD, Genc Dritës
Padia është bërë të premten në prokurori, por ILDKP ka zbuluar një skandal në vetë institucionin e saj. Ndaj Genci Dritës Inspektori i cështjes kishte propozuar edhe më herët kallëzim penal, por dosja në ngarkim të kryekomunarit të Bërzhitës mbahej e fshehur për vite me radhë në ILDKPI dhe nuk ishte dorëzuar në organin e akuzës.
Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Ganaj urdhëroi fillimin e hetimit administrativ për të nxjerrë e çuar para ligjit përgjegjësit e këtij skandali
Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet publike se nisur nga ky fakt “Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar gjithashtu rikontrollin e plotë, kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për të gjithë deklaratat e pasurive për Kryetarët e Bashkive dhe Komunave të Shqipërisë”.
Pasuritë e fshehura të Genci Dritës
- Deklarim i rremë i pasurisë në shumën 1.500.000 USD.
- Deklarim i rremë i pasurisë për shumën 150.000 Euro.
- Fshehje e kontratës së sipërmarrjes, e lidhur me “Merkaj” sh.p.k, për prenotimin e 2(dy) apartamenteve me sip. ndërtimore 107.88 m2 dhe sip. ndërtimore 88.49 m2, në Komunën Dajt me vlerë 125.280 Euro.
- Fshehje e sipërfaqes së truallit 1000 m2, në rrugën automobilistike Tiranë-Elbasan.
- Burim financiar i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për të gjitha pasuritë e deklaruara prej tij, etj.
Shkeljet e konstatuara në Inspektoriatin e Përgjithshëm
- U gjet e shkatërruar arkiva dhe protokolli i ILDKPKI,
- U konstatuan zhdukje të dosjeve, deklaratave të pasurisë dhe dokumentacionit hetimor,
- U konstatua zhdukja e regjistrit të denoncimeve nga qytetarët,
- U konstatua nxjerrja jashtë funksionit, qëllimisht, i numrit pa pagesë për denoncimin e qytetarëve,
- U konstatua që 70% e zyrtarëve, i ishin shmangur kontrollit dhe nuk ishin kontrolluar asnjëherë të vetme në 10 vjet,
- U konstatua që rreth 1000 zyrtarë nuk kishin dorëzuar fare deklaratat e pasurisë duke ju shmangur në këtë mënyrë kontrolleve periodike,
- U konstatua që asnjë zyrtar nuk është kontrolluar deri më 31.12.2013 nëse ka përfituar ose jo nga fondet publike, në përputhje me ndalimet absolute të nenit 21 të ligjit për Konfliktin e Interesave
Gjatë 6 muajve (nga 01.03.2014 deri më sot) ILDKPI ka depozituar 48 kallëzime penale ndërsa për 10 vjet të marra së bashku (2003 deri 2013) u bënë vetëm 57 kallëzime penale. Sipas Ganajt, këto shifra tregojnë se si ka funksionuar ILDKPKI për vite me rradhë. “Tregon qartë se si një nga institucionet kryesore të luftës kundër korrupsionit, ishte shndërruar në lavatriçen e parave të pista e të fshehura të zyrtarëve të ndryshëm”, përfundon njoftimi për shtyp.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO