Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela,me një tufë trëndafila në dorë u prezantua dje në shtëpinë e Ganimet Vendreshës, balerinës së parë të Baletit tonë që dje mbushi plot 85 vite.
“Sot eshte 85 vjetori i lindjes se Ganimet Vendreshës, solistes se pare te trupes sone te baletit, - shkruan Zana Çela, - Ganimet ka realizuar kryerolet e para te baleteve tona e ka qene nje nga themelueset e shkolles sone koreografike.
Kur takon figura te tilla-legjende, madheshtia e historise shkakton jo vetem emocione te forta por edhe shume pergjegjesi. Ndersa i tregoja per teatrin e rikonstruktuar, pashe ne syte e saj shkelqimin e endrres se pavdekshme - t'i transmetoje brezave te rinj mjeshtrine e larte te kercimit klasik
Sa mrekulli ta kemi Ganimet dhe te tjere artiste qe themeluan teatrin, ne studiot e reja, duke keshilluar karrierat artisteve te rinj”.
Baleti është një nga fushat që ka marrë zemrën e shqiptarëve me shumë talente në Shqipëri dhe në botë. Ganimet Vendresha është një nga artistet tona të rralla që me dashurinë e saj ndaj kësaj disipline ka mbajtur të gjallë dhe ka frymëzuar ëndrrën e shumë të rinjve e të rejave në vend.