KALIFORNI- Një qen i quajtur "Kikirik" ka fituar garën e Qenit më të Shëmtuar në Botë për vitin 2014-të, që u zhvillua në Petaluma të Kalifornisë. 'Kikiriku' mori në shtëpi trofeun pasi konkurroi me shumë pjesëmarrës të tjerë të shëmtuar.
Disa nga konkurrentët nuk kishin gëzof fare, të tjerë ishin me probleme të mëdha trupore, madje njëri prej tyre nuk kishte as hundë. Shumica e qenëve ishin këlyshë të shpëtuar nga rruga.
Por ndër to ishte 'Kikiriku' ai që me gëzofin e tij të parregulluar dhe dhëmbët e tij të kërcyera fitoi vëmendjen e jurisë.
Në këtë konkurs bukurie është të qenit i shëmtuar ajo që paguhet, ku qeni dhe e zonja e tij kanë marrë një çmim prej 1,500 dollarësh.
Pronarja aktuale e qenin e gjeti 'Kikirikun' në një qendër strehimi ku ishte dërguar pasi ishte abuzuar dhe djegur në zjarr. Ajo u shpreh se paratë që fitoi në këtë konkurs do t'i përdorë për të paguar veterinerët që të ndihmojnë kafshë të tjera të abuzuara.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO