Jo vetëm në listën e fiksuar të deputetëve, gratë kërkojnë respektimin e kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues, të jetë grua

Jo vetëm në listën e fiksuar të deputetëve, gratë kërkojnë respektimin e kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues, të jetë grua

Kuvendi i Shqiperise, foto arkive

Tiranë- Një tjetër amendament është dorëzuar në kuvend sa i takon projketligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deputetet Etilda Gjonaj nga Partia Socialiste dhe Dhurata Çupi e Partisë Demorkatike kanë kërkuar që në shpërndarjen e mandateve të listës së hapur (2/3), në rirenditjen sipas rezultatit të votës preferenciale një në tre emra t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar. 

Amendamenti është firmosur nga 26 zonja deputete të kuvendit të Shqipërisë duke marrë dakordësinë edhe të dy kryetarëve të grupeve, Bledi Çuçit të PS-së dhe Gazment Bardhit të PD-së.  

“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listët një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuaem atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila do të përdoret për zbatimin e nenit 164 të jëtij kodi”, është pika që kërkojnë të shtohet në nenin 163 “Për shpërndarjen e mandateve”.

Ky amendatment do të nxisë një garë mes kandidatëve gra, pasi më e votuarat mes tyre do të kenë mundësinë të marrin një ulëse në parlament sipas parimit “një në tre emra i përket gjinisë më pak të përfaqësuar” 

Një formulë e tillë, sipas draftit të dakordësuar mes palëve ndiqet edhe për listën e fiksuar të cilët kanë të sigurt mandatin sipas listës së hartuar nga kryetari i partisë, duke respektuar kuotën gjinore.

“Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në një reagim të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Firmetarët e amendamentit
 1- Etilda Gjonaj
 2- Dhurata Cupi
 3- Lindita Nikolla
 4- Elisa Spiropali
 5- Albana Vokshi
 6- Edona Bilali
 7- Antoneta Dhima
 8- Evis Kushi
 9- Lindita Metaliaj
10- Merita Bakiu
11- Lindita Buxheli
12- Gerta Duraku
13- Ina Zhupa
14- Pranvera Resulaj
15- Andia Ulliri
16- Klodiana Spahiu
17- Mirela Pitushi
18- Eni Zake
19- Luljeta Bozdo
20- Tatjana Piro 
21- Milva Ekonomi
22- Bledi Çuçi 
23- Gazment Bardhi


Lajmi kryesor:

PS-PD dakord për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri e pranon: 40 mandate në lojë! Basha: Pazar i Ramës e Berishës, zgjedhjet 2025 u shitën pa filluar


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Etilda Gjonaj: Gratë deputete e kanë merituar rolin në Parlament, të ruajmë standardin që kemi arritur deri më tani

1721994836_etildagjonaj.png

Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, ka shpjeguar sot në parlament amendamentin e propozuar prej saj për ruajtjen e kuotave gjinore teksa pritet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ajo tha se kuota gjinore nuk është një diskriminim pozitiv sikundër thuhet shpesh, por një mekanizëm që përdoret nga shumë vende si një mundësi për të pasur minimunin e përfaqësimit të grave në strukturat politike e vendimarrëse.

“Amendamenti është propozuar me një dakordësi politike kryesisht nga gratë deputete, përfshi edhe kryetarët e grupeve parlamentare Çuçi e Bardhi të cilët dua t’i falënderoj . Por duhet të kuptoni se asnjë nga zonjat që ka firmosur këtë amendament nuk e bën kërkesën për të ruajtur kuotën gjinore për veten e saj. Këtu bëhet fjalë për atë standard që ne e kemi arritur. Jo vetëm ne që jemi sot pjesë e këtij parlamenti, por edhe më parë gra të tjera deputete. Sot që flasin janë 36% gra deputete në parlament prej garancisë së kuotës gjinore”, tha Gjonaj. 

Në vijim të fjalës së saj ajo theksoi se duke pasur më shumë gra deputete në parlament edhe politika është më e mirë edhe shoqëria është më e mirë. Gjonaj tha se gratë deputete sot kanë treguar që e kanë merituar rolin dhe pozicionin e të qenurit në parlament.

“Kauzat për çështje sociale apo për çështje të mbrojtjes së të drejtave të fëmijeve apo të drejtave të grave, kapen e trajtohen më shumë nga gratë deputete në parlament. Jo se nuk dinë të bëjnë mirë aspekte të tjera politike si të merren me çështje të sigurisë apo ligjeve. Ne kemi kolege deputete që sot drejtojë 4 komisone të përhershme shumë të rëndësishme. Gratë deputete kanë treguar që e kanë merituar rolin, pozicionin dhe të qenurit në këtë parlement. Gratë nuk janë të detyruara gjithmonë të justifikojnë vendin e tyre ku qëndrojnë, vendin e tyre kur janë në parlament apo qeveri sepse e meritojnë po njësoj si kolegët burra shumë të nderuar”, theksoi Gjonaj.

Deputetja nismëtare e këtij amendamenti tha se qëllimi i këtij propozimi është për të ruajtur standardin e arritur deri më tani e të vlerësuar gjerësisht nga organizmat ndërkombëtare.

“Nëse sot në Kodin Zgjedhor 30% i kuotës respektohet edhe në këtë amendament me dy lista garantohet kuota gjinore në hyrje me listën e hapur, por nuk garantohet në dalje. Që do të thotë të kemi të njëjtin numër gra deputete të zgjedhura që minimalisht të respektohet kuota prej 30%. Amendamenti ka të bëjë me këtë që ne të ruajmë kuotën gjinore edhe për gratë që do të renditen në listën fituese, për atë listë do t’i nënshtrohet procesit të votimit me parapëlqim, e konsideruar si listë e hapur. Një në 3 vende që i përkasin fituesve të jetë grua mbi bazën e numrit të votave që ka marrë . Kjo do t’i japë mundësinë të ruajmë kuotën gjinore prej 30%.”, tha Gjonaj.

Deputetja e PS shpjegoi se nëse nuk pranohet amendamenti, pra pranohet varianti sikundër është tani, rrezikojmë që në parlamentin e ardhshëm të kemi jo më shumë se 22% gra deputete.

“Ideja është për sa kohë ne jemi 36% do të thotë që ne nuk mund ta lejojmë regresin për sa i përket këtij standardi të vlerësuar nga të gjitha organizmat ndërkombëtare. E vlerësuar nga BE si një standard që çështjet gjinore janë pjesë e integrimit evropian. Jemi vlerësar në nivel rajoni me numrin më të lartë të ministreve gra në qeveri, jemi vlerësuar në rajon për numrin më të lartë të grave deputete. Atëhere nuk mund të lejojmë të kemi regres. Asnjë grua nuk do të ndiente legjitimitet të fliste për të drejtat e grave, të flasë për respektimin e grave nëse nuk do të bënte këtë veprim për të mbështetur pasjen dhe funksionimin e kuotës gjinore 30%. Mbetet shumë për të vlerësuar fakti që ky amendament mori dakordësinë e deputeteve nga të gjitha krahët. Nuk bëhet fjalë për asnjë grua që është në këtë parlament por për standardin që duhet të ruajmë për të pasur sa më shumë gra në parlament për të bërë politikën dhe shoqërinë më të mirë”, tha Gjonaj.

Ora 14:09
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

1721995857_osbe.PNG

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me projektligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që po diskutohet sot më Kuvend, e cila shpreson që të respektohen kuotat gjinore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, OSBE çmon përparimin që ka bërë Shqipëria vitet e fundit në fushën e barazisë gjinore, për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike. Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thuhet në deklaratë.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel