Shtatë persona kanë aplikuar deri në mesditë për t’u bërë Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pasi Kuvendi rihapi garën disa javë më parë pas dështimit të saj në tentativën e parë.

Aplikimet e para vijnë në radhët e juristëve ku dokumentacionin në Kuvend e ka dorëzuar ish-kreu i KLP Alfred Balla, Brunila Menella që aktualisht punon në këtë institucion si Këshilltare e Komisionerit në Departamentin e Punëve të Jashtme.

Për postin e komisionerit kanë aplikuar edhe Roeta Ivanova ish-punonjëse në trupën e Vettingut, Genta Tafaj Bundo ish-komisionere e Vetingut, Ermonela Xhafa dhe Sonila Hysi të dyja ish-drejtuese e Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe Brikena Luti.

Lista pritet të plotësohet gjatë orëve të mbetura të së martës kur edhe përfundon afati i aplikimit.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi drejtohet aktualisht nga Robert Gajda, mandati i të cilit ka përfunduar ligjërisht 3 vite më parë.

Emrat e 7 kandidatëve që kanë aplikuar
Alfred Balla
Brunila Menella
Brikena Luti
Ermonela Xhafa
Genta Tafaj Bundo
Roeta Ivanova
Sonila Hysi