Gara për shefa komisariatesh, të hënën nisin intervistat! Shefat e rinj zgjidhen nga komisioni me 3 gra

Gara për shefa komisariatesh, të hënën nisin intervistat! Shefat e rinj zgjidhen nga komisioni me 3 gra

Foto ilustruese

Verifikimi paraprak i listës së 290 kandidatëve që janë në garë për shef komisariati të Policisë së Shtetit, deri në këtë fazë, ka skualifikuar 15 prej tyre. Burime bëjnë me dije se aplikantët që nuk kanë kaluar filtrin fillestar, janë skualifikuar për mungesë të dokumentacionit, i cili kërkohet për të qenë pjesë e garës.

Duke nisur nga e hëna e 2 dhjetorit, komisioni që po vlerëson kandidaturat, i përbërë nga 3 gra të Policisë së Shtetit, Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana, do të nis intervistat me të gjithë aplikantët, proces që pritet të zgjas disa ditë, për shkak të numrit të madh të aplikimeve.

Në garë, në mesin e 290 të të interesuarve për t’u bërë shef komisariati janë edhe 9 gra, një pjesë e të cilave pritet të marrin besim për t’u emëruar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 30/11/2024 12:36

    Çuna mos u gënjeni kot!! Janë të paracaktuar personat që do marrin postet e komisariateve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja