Garancia sovrane/ Kredia duhet të shlyhet brenda 2 vitesh! Mbulon vetëm 3 muaj pagë të punëtorëve

TIRANE-11 miliardë është garancia sovrane e vënë në dispozicion të 12 bankave të nivelit të dytë që duhet të japin kredi për bizneset e prekura nga masat kundër COVID-19, në mënyrë që subjektet të paguajnë punonjësit e tyre. Kredia do të jetë me normë interesi preferenciale dhe që nuk do të jetë më e lartë se 2.85%, ndërkohë risku i kredisë i kalon automatikisht shtetit. Që nga momenti që aprovohet kredia nga banka e nivelit të dytë, biznesi do të ketë 2 vite afat për ta shlyer atë me këste.

Në VKM janë të përcaktuara disa tema kyçe që duhet të respektohen. Aty është saktësuar fakti që bizneset nuk do të mund të marrin kredi më shumë se vlera e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruara dhe ndryshe nga paketa e parë ku punonjësve ju dha ndihmë nga shteti 26 muaj, me këtë kredi biznesi mund të shlyejë pagat e punonjësve deri në 150 mijë lekë.

Pra ne listën e punonjësve të biznesit nuk përfitojnë pagën ata që marrin më shumë se 150 mijë lekë në muaj. Përfitimi dhe përdorimi i fondeve do të bëhet , bazuar në listë pagesat e procesuara pranë bankave në muajin Shkurt.

Ndërsa në 3 muajit e parë pas aprovimit të kredisë huamarrësi nuk do të paguaj principal por do të merret përsipër nga Ministria e Financave, e cila do të ketë një rol ndërmjetësues mes bankës dhe subjektit. Principali është shuma reale e huasë së marrë por pa shtuar normën e interesit.

Po ashtu në rast se subjekti nuk paguan këstin e kredisë, banka i drejtohet me shkresë Ministrisë së Financave për pagesën, dhe brenda 15 ditësh ministria autorizon transfertën e pagesës ose pagesave për Huadhënësin.

Nëse në fund të periudhës së huasë sipas marrëveshjes së garancisë, huamarrësi nuk kthen detyrimin ndaj huadhënësit, ai humbet të drejtën e aksioneve të cilat do të shiten nga struktura përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Ky është vendimi që i vjen në ndihmë të gjithë bizneseve të prekura me xhiro nga 0 në 14 milionë lekë por edhe biznesit të madh i cili nuk ka përfituar deri më tani, duke iu dhënë mundësinë atyre të marrin kredi për pagat e punonjësve dhe shteti del garant. Ende mbetet mister se cila është lista e bizneseve përfituese, pasi në fund të vendimit edhe pse është e sqaruar se kush përfiton nuk është publikuar lista konkrete me emrat e subjekteve.

(Kliko ketu per te lexuar vendimin per garancin sovrane per biznesin e madh)

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bes: 08/04/2020 16:07

    Te ri e qete qeveria se ska biznes qe i futet borxhit se do qeveria. Pushime nga puna ne mas do fillojne dhe te trokasin ne dyert e qeveris per pune. Italia per bizneset dha afat 5vjecar dhe interes 0 franca ne te njejten linj Gjermania i ka likujdu pronaret e bizneseve paradhenie ka maru pune. Ktu thot qeveria mer borxh 3% po po te futesh inflacioni qe do shkaktohet nga kriza e renies konomike eshte pa shmangshme tashme intersi perfundimtar llogaritet 9-12%. Ai kapitali njerzor qe permend qeveria se bizneset kane, dhe vertet kush e ka ndertu me sakrifica e cdi do te thot te humbesh puntor. Po po nuk eshte produkriv fitimprures kthehet shpejt ne ortek vdejkseprures shkaterus kte ortekun ta mbaj qeveria ajo qe e krijoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë