Garancitë sovrane s’ndihmuan ‘të plagosurit’ e COVID-it

Industria e prodhimit e veshjeve dhe këpucëve, po përjeton ditë të vështira. Si pasojë e pandemisë, fasoneritë po punojnë me kapacitet të përgjysmuar, kanë shkurtuar staf dhe po përballen me kontrata të anuluara.  

Në rast se nuk do të ketë një mbështetje konkrete nga qeveria menjëherë, fasoneria do të jetë e sakrifikuara e parë dhe do të ketë falimentime”, tha Sajmir Bidaj.

Të gjendur përballë një situate të tillë prodhuesit kërkojnë mbështetje për të riorganizuar punën e tyre drejt kërkesave të Evropës. Kështu shprehet Donika Mici prodhuese e këpucëve.

“Në shtator presim me ankth se çfarë do të ndodhi, do të ketë shitje, rrjetet ndërkombëtare do të punojnë, do të ketë të punësuar, apo nuk do të ketë. Këtu varet e gjitha sepse ekonomia jonë ose puna jonë varet nga ekonomia evropiane”, shprehet Donika Mici .

Aktualisht sipas Micit, ata po përjetojnë humbje të mëdha pasi me miliona euro mall iu ka mbetur stok dhe e shesin nën kosto.

“Shumë nga firmat që ne punojmë kanë falimentuar, kanë pasur probleme dhe po bëjnë riorganizimet e veta, dhe detyrimisht malli nuk është tërhequr. Mallin e kemi nëpër magazina dhe njëkohësisht kemi harxhuar miliona euro për ta blerë këtë mall, për ta përpunuar dhe nuk e shesim dot”, thotë Mici.

Por nga ana tjetër a kanë përfituar fasoneritë nga garancitë sovrane?

“Garancia shtetërore ka qenë mbështetje për shumë të palënduar të pa-goditur. Ne që u plagosëm nuk arrijmë dot që ta marrim këtë garanci sepse kemi ngërçe të vëna në parametra, nëse ato nuk hiqen, ne nuk përfitojmë”, deklaron prodhuesja e këpucëve.  

Ndërkohë vështirësi ka pasur edhe në zbatimin e protokollit të kuq.

“Ka pasur vështirësi për zbatimin e tij, të protokollit të kuq që zbatohet në këtë sektor dhe kostove të larta që ka zbatimi i këtij protokolli. Gjithashtu edhe në drejtim të humbjes së kontratave për një numër të madh fasonistësh. Një gjë është e sigurt goditja ka qenë shumë e madhe në sektorin e modës, dhe më pak në sektorin e veshjeve spitalore dhe që përshtatën pajisjet e tyre”, deklaron për Report TV, përfaqësuesi i biznesit fason Sajmir Bidaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 25/06/2020 21:32

    Mos i'u qani hallin ketyre,puntoret i shfrytezone ne maksimume,siguracionet thuajse nuk i'a paguajne,edhe detyrimet shteterore besoje se nuk i pagojne,keta kan ven MILJARDA...,t'ju vije turp qe qahen se,ne keto dy muaje i'u ka ren puna.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë