Çalon procesi me garancinë e dytë sovrane! Miratohet kredia vetëm për 45% të aplikimeve

TIRANË- Është miratuar më 13 maj, por u bë funksionale në javën e dytë të qershorit. Pavarësisht kësaj kohe që mori miratimi i garancisë së dytë sovrane në vlerën e 150 milionë dollarëve, duket se procesi po çalon. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave janë miratuar deri më tani vetëm 45% e aplikimeve të bëra. Konkretisht kanë aplikuar 89 biznese dhe iu është miratuar vetëm 40 bizneseve.

Ky instrument i dytë i qeverisë shqiptare, mund të përdoret nga bankat për likuiditet dhe për investime. Në këtë garanci shteti mbulon vetëm 60% të kolateralit që kërkohet kredi, ndërsa pjesa prej 40% duhet të mbulohet nga biznesi i cili do të paguaj edhe interesin që shkon deri në 5%. Deri më tani vlera e kërkuar për kredi nën linjën sovrane është 4 miliardë lekë, por që deri më tani është miratuar vetëm 838.1 milionë lekë.

Ky instrument garancie ka disa kushte për t'u përfituar:

1. Biznesi që do të aplikojë për kredi nuk duhet të jetë në listën e subjekteve që kanë kredi me probleme të mëparshme.
2. Huamarrësi nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara për 3 periudha tatimore njëkohësisht dhjetor 2019 dhe janar-shkurt 2020. Nga ky kriter përjashtohen tatimpaguesit të cilët kishin nënshkruar një marrëveshje me organet tatimore për pagesë me këste, apo edhe detyrimet e papaguara të të cilëve janë në proces apelimi në të gjitha shkallët. 
3. Kredia që do të merret nuk do të përdoret për asnjë veprimtari tjetër, apo likuidim të një kredie të mëparshme, por do të përdoret vetëm për rimëkëmbjen e aktivitetit të tij ekonomik.
4. Ka një normë interesi deri diku normale aq sa mund të jetë në banka aktualisht, pra deri 5%.
5. Përfitues të garancisë së dytë sovrane të gjithë ata biznese që kanë marrë një hua nga garancia e parë.
6. Bankat fillimisht bëjë një vlerësim risku për gjendjen financiare të biznesit deri në muajin shkurt. Në rast se një biznes ka pasur vështirësi financiare deri në këtë periudhë rrezikon të s’kualifikohet automatikisht.

Të gjithë këto kritere të vendosura dhe analiza e riskut e bankave që është shumë e detajuar sipas bizneseve po bëhen pengesë për përfitimin e kredisë. Kjo garanci sovrane ka 2 limite që duhen zbatuar. Vlera e kredisë së vendosur në dispozicion nga huadhënësi për huamarrësin në asnjë rast nuk do të jetë më e lartë se 300 milion lekë. Limiti i dytë është që asnjë bankë nuk do të japë kredi më shumë se 50% të vlerës së garancisë që ka në dispozicion, për huamarrës që kërkojnë më shumë se150 milionë lekë. Kredia që merret duhet të kthehet për 5 vjet dhe në 6 muajit e parë nuk paguhet principal.

Ndërkohë pak ditë më parë u ndryshua vendimi për garancinë e 2 sovrane. Ndryshimi konsiston në faktin se: "nëse një biznes nuk e kthen kredinë brenda 2 vitesh, të gjitha procedurat e kthimit nuk do të ndiqen me nga banka por nga Ministria e Financave. Ndërsa për garancinë sovrane të parë për pagat e punonjësve deri në tre muaj, janë miratuar deri më 22 qershor 521 kërkesa për kredi për pagat e stafit të tyre.

Në total për instrumentin 1 kanë aplikuar 751 biznese, dhe është dhënë kredi fondi prej më shume se 8 miliardë lekë, nga 11 miliardë që është vënë në dispozicion. Kreditë nga Garancia Sovrane janë me interes 0 dhe nuk paguajnë principal 3 muaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen