Pasi terrorizoi për 3 javë karburantet e kryeqytetit duke i grabitur atyre xhiron ditore Geraldo Guci gardisti 21-vjeçar u izolua në paraburgim me kërkesë të prokurorisë së Tiranës.

Nën akuzën e vjedhjes me dhunë e armë si dhe armëmbajtjes pa leje prokuroria kërkoi arrest me burg ndaj gardistit ndërsa gjykata miratoi kërkesën e akuzës.

Guci u paraqit këtë të enjte para gjyqtarit Adriatik Bocaj nga ku u shpreh i penduar për çfarë kishte kryer dhe duke pranuar se drejt këtyre veprimeve e shtyn disa borxhe që ai kishte për të larë.

Pamjet që shihni i përkasin disa prej momenteve që ai grabiste në zona të ndryshme të Tiranës dhe duke përdor një pistoletë TT e cila ka rezultuar se nuk është pistoleta e Gardës ku ai punonte por një tjetër armë pa leje merrte paratë kryesisht xhiron e turnit të tretë në këto pika dhe largohej me vrap.

Por si u zbulua gardisti 21-vjeçar i përfshirë në grabitje?

Sipas kërkesë për caktim masë sigurie depozituar në gjykatë identifikimi i Gucit rezulton të jetë kryer nëpërmjet gjurmimit të telefonit Iphonë që ai i ka marrë një qytetari në zonën e unazës së re.

Këtë telefon ai e ka ndezur e fikur disa herë për tu identifikuar 2 ditë më parë në zonën e jashtme të kuvendit të Shqipërisë tek lulishtja ku shërbente si efektiv garde.

Geraldo Guci është mbajtur nën vëzhgim nga ai moment nga agjentët e krimeve ndaj jetës dhe mbrëmjen e 18 tetorit teksa doli nga banesa për të kryer grabitjen e radhës ai është prangosur në flagrancë pranë rrugës së Kavajës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)