Anëtarja dhe aktivistja e njohur e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, deklaroi ekskluzivisht në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, vendimin e saj për të garuar në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike që do të mbahen më 23 maj. 

Balliu tha se marrëdhëniet e Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë totalisht të shkëputura, pavarësisht tentativa dhe lobimeve miliona dollarëshe të krydemokratit për t'i rilidhur ato.

"Berisha ka lobuar katër herë te amerikanët dhe nuk ka marrë dritën jeshile të amerikanëve, qoftë edhe për takime me zyrtarë të lartë që mund të bëheshin në seli dhe kanë rezultuar në një dështim",- tha ndër të tjera Balliu.


Lajmi kryesor:

Burime: Ervin Salianji do të garojë përballë Berishës për kryetar të PD-së! Alesia Balliu shpall kandidaturën në 'Repolitix': Një 81-vjeçar s'e bën dot partinë fituese