Gati sportelet, të hënën nis kalimi me pagesë në Rrugën e Kombit, dy pista të dedikuara për banorët e Kukësit (VIDEO)
Në datë 17 shtator në sheshin e pagesave do të futet në fuqi tarifa për kalimin automjeteve. Kompania që ka marrë me koncesion këtë shërbim, i ka bërë të gjitha përgatitjet në 10 sportelet e vendosura në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Ditëve pa pagesë në “Rrugën e Kombit” po u vjen fundi. Në datë 17 shtator në sheshin e pagesave do të futet në fuqi tarifa për kalimin automjeteve. Kompania që ka marrë me koncesion këtë shërbim, i ka bërë të gjitha përgatitjet në 10 sportelet e vendosura në afërsi të tunelit të Kalimashit.
E gjithë struktura e sheshit të pagesës është ndërtuar bashkë me zgjerimin e zonës. Aktualisht sipas kompanisë koncensionare po bëhet koalidimi i pistave për çdo automjet si dhe trajnimi i 30 punonjësve të sheshit të pagesave të gjithë nga Kukësi, nga inxhinierë italianë. Nga Kukësi, janë edhe 40 punonjës të tjerë për mirëmbajtjen e rrugës së kombit dhe shërbime të tjera.
Me 17 shtator çdo gjë do të jetë gati. Gjithçka po ecën mirë dhe pa asnjë problem deri më tani nuk është paraqitur. Kanë përfunduar të gjitha montimet e sistemit elektrik dhe elektronik në të 10 pistat, ku janë 5 pista në njërin sens dhe 5 të tjera në sensin tjetër. Cdo gjë është e përfunduar dhe është gati. Po bëhen kualidimet për çdo kategori mjetesh nga motoçikleta deri te mjetet e rënda. Janë dy pista të dedikuara për banorët e Qarkut të Kukësit. Pista 1 për sensin Kukës-Tiranë dhe pista 10 për sensin Tiranë-Kukës. Cdo targë dhe mjet i qarkut të Kukësit është në sistem dhe çdo banorë do të verifikohet dhe do të paguajë tarifën e reduktuar. Punonjësit në sheshin e pagesave janë të gjithë nga Kukësi. Momentalisht është duke u bërë edhe trajnimi i tyre, si operatorëve dhe stafit që do të mirëmbajë pistat dhe objektin e sheshit të pagesave
Klajdi Gorea-Inxhinier
Siç është bërë e ditur për banorët e Kukësit është përpunuar një paketë lehtësirash, që përfshin një tarifë prej 100 lekësh për çdo kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës. Sa i përket linjave të transportit interurban, deri tani janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Për të eliminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale, me tarifë kalimi prej 100 lekësh me TVSH për 1 kalim. Sipas përllogaritjeve gjatë një dite, në “Rrugën e Kombit” lëvizin rreth 5.000 automjete.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.8%
-
Shëndet
73%
-
Mirëqënia
18.2%
Vota total: 385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit dhe Bulqizë, policia apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore, asnjë aks rrugor i bllokuar
30 Nëntor 2024, 16:30
-
Turizmi i bardhë, nis sezoni i skive në Dardhë të Korçës! Lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore! Reshjet e dëborës në 'Rugën e Kombit', policia apelon: Pajisuni me zinxhirë
30 Nëntor 2024, 08:59
-
Aksident në rrugën e Kombit/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur
11 Nëntor 2024, 17:24
-
Aksident në rrugën e Kombit, 6 të plagosur rëndë, mes tyre 4 gra! Në Fier makina përfundon në kanal (VIDEO)
9 Nëntor 2024, 10:41
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i futën në xhep, arrestohet polici në kërkim, 22 efektivë në hetim
28 Tetor 2024, 10:09
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit dhe 2.2 mln lekë i futën në xhep, gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët
21 Shtator 2024, 20:45
-
Zbardhet skema/ Si policët gjobisnin makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i fusnin në xhep, 22 policë në hetim! I paditi një shqiptar nga Kosova
20 Shtator 2024, 10:55
-
Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Si paraqitet situata në akset rrugore të Veriut
14 Shtator 2024, 12:54
-
Video/ Përplasen dy makina në Rrugën e Kombit, dy të plagosur
28 Maj 2024, 18:51
-
Basha tregon si u bë ministër Trasportesh për '1 minutë': Lul tha Berisha, ti do luftosh korrupsionin! Sa të bëhem kryeministër do heq traun te Rruga e Kombit
5 Maj 2024, 18:46
-
Dëborë dhe akull në rrugën e Kombit, makina del nga rruga, shpëton mrekullisht familja (Video)
21 Prill 2024, 16:56
-
Vijon montimi i Urës së Madhe në Kukës, nis vendosja e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimi i tyre
14 Prill 2024, 12:11
Rruges se kombit vetem nje patriot mund ti vinte takse...hajt ne koke te rrugve te jugut ishalla... ket tiran durres ku kaloj dhe vete dhe ku kalon shtresa me e varfer e shqiperise kurre takse ishalla...popull i pjerdh
Përgjigju