Gazeta austriake përgënjeshtron Bashën: Gjermania është pro hapjes së negociatave, PD po lobon kundër
Basha tha në Kuvend se Shqipërisë nuk do t'i hapen negociatat dhe se Gjermania sipas tij do votojë kundër. Por gazeta e njohur austriake “Der Standard”, ka përgënjeshtruar Bashën në një shkrim të sajin teksa thotë se vota e Gjermanisë do të jetë pro.
Lulzim Basha, kryetar i PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Kuvend, se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat. Sipas tij vendimi është marrë nga të majtë e të djathtë së bashku në Gjermani dhe sipas tij, me këtë vendim është njohur edhe Rama.
“Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit Merkel-Macron, kristian-demokratët dhe socialdemokratët gjermanë, aleatët dhe partia simotër e PS, kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë.
Zonja dhe zotërinj, ashtu si Edi Rama e di fare mirë lajmin, është më i keqi, që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm, që shqiptarët nuk e meritonin, por është një vendim gjerman”, tha Basha në Kuvend.
Por gazeta e njohur austriake “Der Standard”, ka përgënjeshtruar Bashën në një shkrim të sajin teksa thotë se vota e Gjermanisë do të jetë pro.
“Qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama ka pak miq në BE, për shkak se shumica e shteteve të BE drejtohen nga të djathtët. Opozita, Partia Demokratike konservatore, kërkon siç ndodh zakonisht në Ballkan, të mos i lejojë asnjë sukses qeverisë dhe lobon kundër hapjes së negociatave.
Edhe në CDU dhe CSU ka njerëz që janë kundër hapjes së negociatave. Megjithatë fjalën e fundit e ka Merkel dhe ajo është pro hapjes së negociatave”, shkruan gazeta e njohur austriake./lexo.al/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53.5%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike
5 Janar, 11:16
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
Basha uron Vitin e Ri: Shëndet, dashuri dhe shpresë për familjet shqiptare!
31 Dhjetor 2024, 20:17
-
Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’
30 Dhjetor 2024, 18:56
O partia ime Demokratike ku u katandise .ku po shkon .cfar po ben a shikon ti partia ime demokratike kush po te con ne gremine .Po te xhvesh lakuriq perpara popullit dhe nderkombetareve nje vrases nje hajdut nje i pamoralshem .Ky sulmon dhe gwzon per nje fatkeqesi qe ndodh vendit te tije ndersa nderkombetaret e demaskojn me kte qendrim ANTIKOMBETAR.Partia ime Demokratike kthehu dhe ec ne rrugen DEMOKRATIKE SA SASHT VONE .
PërgjigjuRama me i keqi i mundeshem per shqiptaret?
PërgjigjuO shal ngjit ti si do negocjatat se do shkosh me kryekriminelin tat salheun në burg e do luni domino të dy e do tregoni krimet që keni bër me njëri tjetrin e do thoni po tani kush do na i haj lekët tona do i han kollovarët . DO PAGUANI PËR GJITH TË ZEZAT QË I KENI BËR KOMBIT O KRIMBA
PërgjigjuIk o babole te doli boja o tradhtar i Vendit o hajdut i rruges Kombit o vrases.Si doni negocjatat se edhe by*en do tjua kontrollojn.
Përgjigju