Gazeta zyrtare e Vatikanit 'zhduk' Monika Kryemadhin

Gazeta zyrtare e Vatikanit 'zhduk' Monika Kryemadhin

L’Osservatore Romano, gazeta zyrtare e Vatikanit ka bërë një shkrim mbi protestat e opozitës jo parlamentare në Shqipëri, qëndrimin e qeverisë, dhe rrezikun për një sinjal negativ nga Brukseli sa i përket integrimit të vendit tonë në BE-në.

Teksa shkrimi evidenton figurën e kryedemokratit Lulzim Basha si udhëheqës të protestave kundër qeverisë, në shkrim nuk përmendet asnjë rresht për Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryetarja e së cilës, Monika Kryemadhi, ka qëndruar krah Bashës në këtë valë protestat anti-qeveritare.

Shkrimi

Vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Tensione gjithmonë e më të larta në Shqipëri

22 mars 2019. Një tjetër manifestim proteste me mijëra pjesëmarrës u zhvillua dje në kryeqytetin shqiptar, para selisë së Parlamentit. Manifestimet po mbahen me nismën e Partisë Demokratike, formacion opozitar i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga Lulzim Basha, tashmë figura-simbol e protestave që prej javësh po vlojnë në Tiranë.

Duke denoncuar kthimin e Shqipërisë në stadin e varfërisë, Basha ka kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga socialisti Edi Rama, i akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar; largim që do t’i mundësonte vendit te shkonte ne zgjedhjeve të parakohshme.

Në mbrojtje të selisë së parlamentit ishin angazhuar rreth 700 forca policore. Gjatë mobilizimeve të mëhershme, protestat u shndërruan herë pas here edhe në përplasje të dhunshme, çka solli që policia të përdorte gazin lotsjellës dhe makinat e ujit për të zbrapsur protestuesit që kërkonin të hynin në selinë e parlamentit apo në atë të qeverisë.

Nga ana e saj, qeveria vijon të këmbëngulë se sjellja e opozitës është një pretekst për të vështirësuar çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vendim i planifikuar për t’u marrë qershorin e ardhshëm.

Pikërisht lidhur me këtë temë, po rritet droja në Bruksel se degjenerimi i protestave mund të vërë me të vërtetë në rrezik nisjen e negociatave. Para disa ditësh, një delegacion i BE-së që ishte në Tiranë konfirmoi të drejtën themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të protestuar paqësisht, pa përdorur dhunë, duke saktësuar se “asnjë akt dhune nuk do të ishte i tolerueshëm”. Anëtarët e delegacionit kritikuan zgjedhjen e opozitës për t’u larguar nga parlamenti dhe u bënë thirrje të dyja palëve që të tregonin përgjegjshmëri. Kapërcimi i krizës aktuale politike dhe ndërtimi i një platforme kombëtare dialogu ku të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara është propozimi i ardhur nga Bashkimi Evropian.

Ekziston rreziku që Shqipëria të shihet sërish nga komuniteti ndërkombëtar me syrin mosbesues që shpesh e ka klasifikuar vendin ballkanik si të dhunshëm dhe të paaftë të vendosë drejtësi e të ndjekë politikat e duhura sociale. Gjithsesi, situata e brendshme është ndryshe nga 1997-a, kur pas një vale protestash të forta, vendi u zhyt në anarki.

Sot populli shqiptar po tregon maturi dhe duket se vendi ka nxjerrë mësimet e duhura nga historia. Por prapëseprapë mbetet droja se nëse do të vijojë të mos garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, do të përballemi me një tjetër “Rasti Shqipëria”, që vjen së bashku me rrezikun e një vale emigrimi të ngjashme me atë të viteve ’90.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin