Sherr me Kryemadhin apo gafë?! Basha nuk e quan LSI aleate në mediat italiane: Eshtë një 'formacion politik' që na është bashkuar

Sherr me Kryemadhin apo gafë?! Basha nuk e quan LSI aleate në mediat italiane: Eshtë një 'formacion politik' që na është bashkuar

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Duket se mes liderëve opozitarë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ka një përplasje.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha duket se nuk e sheh LSI, si një forcë aleate në frontin opozitar, duke lënë për të kuptuar se mes dy partive të mëdha në opozitë ka një “çarje” të thellë.

Këtë fakt, nuk e ka pranuar në një intervistë që kreu i PD e ka bërë për median italiane “Il fatto quotidiano”, duke u shprehur për LSI, si një “formacion politik”.

Pyetjes së gazetarëve italiane se “të rreshtoheni përkrah një partie si LSI, e cila për 4 vjet me radhë ka qenë në pushtet fiks me Edi Ramën, i heq disi besueshmërinë protestës tuaj”?, Basha i është përgjigjur:

“Pozicioni ynë është i qartë. Çdo qytetar, organizatë a formacion politik që ka si objektiv të vetin çlirimin e vendit nga droga dhe krimi i organizuar është i mirëpritur të bëhet pjesë e frontit të bashkuar opozitar.

Rama ka qenë ministër qysh më 1998-n, është lider i Partisë Socialiste prej 14 vitesh dhe shef i qeverisë prej 6 vitesh.

Nën qeverisjen e tij, Shqipëria u shndërrua në një parajsë për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të pista”.

Nën zë, në zyrat e LSI, një deklaratë e tillë e kreut të PD nuk është pritur mirë, sidomos për median ndërkombëtare.

Zyrtarë të LSI thonë se kjo parti është aleate e PD në luftën kundër Edi Ramës dhe jo një formacion politik që i është bashkuar PD.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 25/03/2019 11:51

    Po ku lexohet Basha kaq kollaj? Thjesht eshte i papergjegjshem per cfare nxjerr nga goja, por jo se eshte aq i thelle qe te artikuloje cdo fjale te miremenduar dhe me qellim te caktuar. Eshte nje pergjigje per te dal nga situata, megjithese kam bindjen e plote qe te dy palet jane bere pishman qe kane lene mandatet. Nuk menduan se Rama do i snobonte kaq kollaj sa te nesermen nepermjet Kuvendit t'i dorezonte kerkesat e tyre per lenien e mandatit ne KQZ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive