TIRANË- Në ditën e dytë të vaksinimit anti-COVID, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zgjedhur që ta marrë në transmetimin ‘live’ dozën e parë të vaksinës. Për shikuesit e Report Tv, Rusta ka treguar të gjithë procedurat hap pas hapi deri në marrjen e vaksinës. Fillimisht, Rusta ka plotësuar formularin me të dhënat personale, e ndërsa infermierja i ka bërë disa pyetje me qëllim për të shmangur rrezikun ndaj ndonjë reaksioni të mundshëm. Pyetje që kanë të bëjmë nëse ka takuar apo jo së fundmi një të prekur me COVID-in, nëse ka pasur alergji nga ndonjë vaksinë apo nëse është mbartës i sëmundje të tjera.
Pasi ka kaluar këtë stad, më pas vaksinatori i ka injektuar dozën e vaksinës kineze në krahun e majtë, një zgjedhje që e bën çdo qytetar. Infermierja e ka informuar se pas kësaj, çdo qytetar, edhe Rusta në rastin konkret do të ketë dhimbje në vendin ku ka injektuar vaksinën, ethe ose temperaturë që janë simptoma normale, që tregon se vaksina po jep efektet e saj.
Gazetari Arsen Rusta merr 'live' dozën e parë të vaksinës anti-COVID
Pas marrjes së vaksinës, është e nevojshme për një pushim për rreth 20 minuta nën mbikëqyrjen e personalit mjekësor për të parë që gjithçka ka shkuar mirë.
“InshAllah na shporret COVID-i, theftë qafën”, tha Rusta, pasi morën dozën e parë ‘live’, si një mesazh përcjellë të gjithëve që vaksina është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus që ka pushtuar të gjithë botën, e që Shqipëria nuk ka mbetur e paprekur.
Ai do të rikthehet sërish pas një muaji për të marrë dozën e dytë, për të krijuar një mbrojtje maksimale, edhe pse jo 100% ndaj këtij virusi. Sot është dita e dytë e vaksinimit të gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, e ndërsa ka nisur edhe vaksinimi i uniformave blu. Gjitha është një proces që bëhet me vullnetin e gjithë secili, jo e detyrueshme, e ndërsa siç kanë bërë me dije edhe ekspertët, nuk ka mundësi për të zgjedhur llojin e vaksinës, por japin siguri që të gjitha janë të efektshme dhe të besueshme.