Gënjeu për Bleona Matën, i riu nga Maqedonia i dërgon foto me armë dhe kërcënon moderatoren e 'Pa gjurmë'/ Mesazhi

Gënjeu për Bleona Matën, i riu nga Maqedonia i dërgon foto me armë dhe kërcënon moderatoren e 'Pa gjurmë'/ Mesazhi

Gazetarët e emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv, janë kërcënuar nga një i ri nga Maqedonia, i cili dy ditë më parë bëri një deklaratë ekskluzive për emisionin kur tha se kishte pasur kontakte me Bleona Matën. Në një mesazh të mbërritur në numrin personal të moderatores së emisionit, Odeta Dume, i riu nga Maqedonia, i identifikuar si Met Xheladini ka kërcënuar se nëse nuk do të fshihen deklaratat e tij, do t'i denoncojë në Polici.

Ai thotë se publikimi i deklaratës së tij i ka shkaktuar probleme në shtëpi, pa e menduar se sa shqetësime mund t'i ketë shkaktuar ai familjes së Bleonës, e cila është "si në gjemba" dhe pret padurim për të mësuar një informacion sado të vogël për të mësuar mbi fatin e vajzës së tyre. Edhe pse gënjeu, në vend që të kërkojë falje ai kërcënon se do hedhë në gjyq emisionin, dhe si për të treguar që e ka shumë seriozisht dhe se "Pa gjurmë" duhet t'ia ketë frikën, publikon edhe foton e tij me armë në duar...edhe pse kjo përbën një krim më vetë.

"Brenda 24 orëve këto biseda do të fshihen. S'keni turp, sa probleme më keni sjellë në familje. Dijeni që për këtë akuzë do ju dërgojnë në prokurori e gjykatë dhe do më dëmshpërbleni.Të fshihen brenda 24 orëve dhe të më kërkoni publikisht falje", shkruan Xheladini në mesazhin e mbërritur në adresë të moderatores së emisionit.

 Lidhur me këtë, moderatorja dhe emisioni "Pa gjurmë" ka bërë kallëzim në Policinë e Maqedonisë.


Mesazhi kërcënues për 'Pa gjurmë' nga i riu maqedonas

Ndërkohë, ai pati një qëndrim ndryshe dje në një lidhje telefonike, ku u shpreh se ka gënjyer se kishte parë nga afër Bleona Matën, pasi ka pasur nevojë për para që të blinte drogë.

"Unë jam Meti, pashë në incizimet e juaja që më keni akuzuar dhe do të më denonconi në polici, unë kërkoj falje, më vjen shumë keq për këtë rast, nuk di si ta shpjegoj, kam qenë në gjendje shumë të keqe, jam penduar, e kam bërë për lekë. Kam probleme psikike, jam marrë me drogë dhe e kam bërë për lekë. E di si është dhimbja dhe kur të bëhem baba do ta kuptoj. I kërkoj shumë falje zonjës Bukurie, jam aty cfarë do ajo, i kam borxh jetën. Kërkoj shumë falje. Ato lekë që m'i ka dërguar Bukuria, unë ia kthej lekët, vetëm të mos më denoncoj në polici" tha dje i riu nga Maqedonia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së