Gënjyen se ishin pjesë e Shërbimit Sekret dhe refuzuan testin e Covid, arrestohen dy grekë në Kakavijë

Gënjyen se ishin pjesë e Shërbimit Sekret dhe refuzuan testin e Covid, arrestohen dy grekë në Kakavijë

Pika kufitare e Kakavijës

Dy grekë nga Athina janë arrestuar në Kakavije nga Policia Greke pasi kanë refuzuar të kryejnë testin pranë autoriteteve shëndetësore greke. Dy grekët ishin 43 dhe 44 vjecarë dhe vinin nga Shqipëria ku një ditë më parë kishin hyrë në territorin shqiptar arsyet e të cilës ngelen mister.

Ata sot kërkonin të hynin në Greqi pa patur PCR testin. Në momentin që autoritetet greke kanë kërkuar bërjen e testit të COVID-19, ata e kanë refuzuar dhe madje janë prezantuar si operativ të Agjencisë së Shërbimit Sekret Grek që kishin mbaruar një punë në Shqipëri.

Kjo u ka kushtuar atyre ndalimin pasi autoritetet policore helene kanë rrëzuar pretendimin e tyre duke dalë zbuluar gënjeshtra e tyre. Rrjedhimisht mbi ta rëndon akuza e përdorimit të paautorizuar të të dhënave, rrezikshmëri të përhapjes së Covid-19 dhe posedim të lëndëve narkotike pasi i janë gjetur doza cigare kanabisi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Janinës ndërkohë që mësohet se para pak minutash janë lënë të lirë me garanci pasurore prej 5 mije euro secili.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia