Si e vranë grekët patriotin, Kadri Gjata Kumbaro, kryetarin e Klubit 'Bashkimi' të shqiptarëve të Janinës dhe botuesin e gazetës 'Zgjimi i Shqipërisë'

Si e vranë grekët patriotin, Kadri Gjata Kumbaro, kryetarin e Klubit 'Bashkimi' të shqiptarëve të Janinës dhe botuesin e gazetës 'Zgjimi i Shqipërisë'

Kadri Gjata (Kumbara)

Kadri Gjata (Kumbaro), lindi në Libohovë më 1865-ën, ku mbaroi shkollën fillore dhe atë qytetse (Ruzhdie) dhe më 1880 shkoi në Janinë te tezja e tij (motra e nënës) për të vazhduar shkollën e mesme (Medrese). Mbas mbarimit të shkollës ai qëndroi në Janinë, sepse e adoptoi tezja e tij dhe u mor me administrimin e pasurisë së saj. Për arsye të adoptimit, ai ndërroi edhe mbiemrin e tij (e kishte Kumbaro dhe mori mbiemrin e tezes, Gjata). Janina në atë kohë ishte një nga të katër vilajetet e Turqisë në Shqipëri. Në këtë qytet, në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX-të, pati një levizje patriotike të frymëzuar nga idealet e Rilindjes. Kadri Gjata (Kumbaro) u lidh me këtë lëvizje patriotike dhe me kohë fitoi emër midis patriotëve që zhvillonin veprimtari patriotike

Roli i “Bashkimit”

Sipas gazetës “Liria” në Nr.11-12 tetor 1908, në shkrimin “Korespondencë nga Janina” thuhet: “Më 5 të muajit (shtator 1908,) 300 vetë u mblodhën për të themeluar shoqërinë…Foli Bajo Topulli…këndoi rregulloren; u zgjodh pleqësia e Klubit “Bashkimi”: Zia bej-kryetar, Qerim bej Leskoviku-nënkryetar, Kadri Gjata-arkëtar, Rasim Gjirokastra-shkronjës (sekretar), këshillonjës-6 veta”. Klubet asokohe kanë qenë organizatat kryesore politike që përqendronin në duart e tyre veprimtarinë patriotike, politike, kulturore, publicistike etj. Ato zhvillonin punë legale e krahas kësaj edhe punë patriotike ilegale. Klubet krijoheshin si organe lufte për bashkimin e popullit shqiptar, per zhvillimin e shkollës dhe të kulturës shqipe. Veprimtaria e tyre gjeti përkrahje të plotë në masat e gjera të popullit. Në mjaft raste popullsia njihte më tepër autoritetin e klubeve, se sa atë të administratës turke. Rolin më të rëndësishëm dhe në shumë raste rolin drejtues në lëvizjen kombëtare në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme, e luajti klubi i Manastirit “Bashkimi” dhe Klubi i “Janinës”. Kadri Gjata bashkëpunoi ngushtë me patriotin e shquar dhe publicistin e njohur Nuçi Naçi.

Ai ishte një gazetar patriot e demokrat dhe për një kohë që edhe drejtor i gazetës “Zgjimi i Shqipërisë” të Klubit të Janinës. Puna e Klubit qe mjaft e vështirë sepse në Janinë kishte baza të forta lëvizja shoviniste greke (që dispononte klub, shtyp, shkolla greke, fonde etj). Shovinistët grekë të Janinës jo vetëm që e shikonin me armiqësi të hapët punën e klubit shqiptar, por edhe vepronin aktivisht kundër tij. Ata kishin përkrahjen e plotë të qeveritarëve xhon-turq. Sa më tepër merrte hov lëvizja patriotike në Shqipëri (sidomos me kryengritjet e Shqipërisë së Veriut e të Kosovës më 1909-1912), aq më tepër qeveria turke e xhon-turqëve i sillte pengesa klubit të Janinës, duke përkrahur njëkohësisht shovinistët grekë te megali-idhese. Presione të shumta bëri administrata turke mbi Klubin e Janinës, duke kërkuar që Klubi të shpërndahej dhe që në Janinë të krijohej një klub i vetëm nën kontrollin e xhon-turqeve.

Pikërisht në këtë fazë të vështirë, kur marëdhëniet me qeverinë turke u acaruan në tërë vëndin, ndërsa shovinistët greke po bëheshin përherë e më agresive, në Klubin e Janinës u bënë zgjedhje të reja të kryesisë dhe në krye të Klubit u zgjodh Kadri Gjata (Kumbaro). Lidhur me këtë ngjarje, gazeta e klubit “Zgjimi i Shqipërisë” me 5 prill 1910, (Nr.75) shkruan: “Pleqësia zgjodhi si kryetar Kadri Gjatën,…i cili nuk do të trembet…”. Ata ishin të bindur se Kadri Gjata (Kumbaro) në rolin e kryetarit të Klubit nuk do të stepej e nuk do t’u trembej presioneve të armiqve të atdheut. Aktiviteti i këtij Klubi është trajtuar ndër të tjera në artikullin: “Veprimtaria e shoqërisë “Bashkimi” të Janinës në vitet 1908-1912″, e Ibrahim Hoxhës, botuar në revistën “Studime historike” të vitit 1974, Nr.1. Klubi “Bashkimi” i Janinës kishte si pikësynim propogandën patriotike, itimin e të drejtave kombëtare, përhapjen e arsimit shqip, përhapjen e librit dhe të shtypit shqip, lidhjen e lëvizjes patriotike të asaj krahine në lëvizjen rilindase në mbarë vendin dhe në “kolonitë” shqiptare (në Egjipt, Rumani etj).

Klubi kishte si anëtare një masë të madhe shqiptarësh të Janinës, intelektualë, nënpunës, ushtarakë, nxënës të gjimnazit e të Medresesë, zanatçinj, çirakë, etj. Klubi krijoi dhe pasuroi edhe bibliotekën e vet me libra shqip të asaj kohe. Ai krijoi edhe një mësonjetore-një shkollë-ku mësonin shkrimin shqip anëtarët e klubit si dhe nxënësit shqipëtarë të shkollave të Janinës. Gazeta “Zgjimi i Shqipërisë” mbronte dhe përhapte idete patriotike, propagandonte e popullarizonte veprimtarinë e lëvizjes patriotike që zhvillohej në Shqipëri dhe jashtë. Nën kujdesin e këtij klubi u themelua dhe qarku (rrethi) letrar “Toskëria” (në prill 1910). Klubi i Janinës u lidh ngushtë me qendrat e tjera patriotike, sidomos me atë të Prevezës (që drejtohej nga patrioti Sabri Preveza), të Çamërisë (që kishte si aktivist Musa Demin, njerin nga drejtuesit e mëparshëm të Klubit të Janinës), si dhe me patriotët e Leskovikut, Korçës, Përmetit, Gjirokastrës, Libohovës, Beratit , Vlorës, etj.) Ndikimi i Klubit dhe emri i kryetarit të tij Kadri Gjatës, ndihej dhe nderohej edhe në qarqet patriotike jashtë Shqipërisë (në Rumani, Egjipt, Bullgari, etj.)

Klubi: nën presionin e grekëve

Nën presionin e arrestimeve të frikësimeve të xhon-turqëve, në vitin 1911 deri më 1912-ën, pjesa më e madhe e klubeve shqiptare u mbyllën, por klubi i Janinës e vazhdoi punën e vet patriotike. Atëhere qarqet zyrtare turke dhe ato shoviniste greke, duke parë se Kadri Gjata ishte figura kryesore e klubit dhe e lëvizjes patriotike të Janinës, menduan t’a thyenin atë duke i bërë shantazhe e duke i dërguar letra kërcënuese anonime. Për këtë dëshmon edhe gazeta “Drita”, që në gusht 1912 në artikullin “Kush e do Shqipërinë, ai vdes për të”, kushtuar vrasjes së Kadri Gjatës, që kishte ndodhur pak javë më parë, shkruante ndër te tjera: “Në atë qytet (në Janinë) si shqiptar me ndjenja të larta e me zell kombësie, i kishte vënë krahë klubit dhe s’i druhej fare vdekjes, kur i vinin letërtrembjet si breshëri, që ta frikësonin për ta larguar nga veprimi kombëtar. Por për dëshmorin shpirt-ndritur të gjitha qenë bllof, as ua vuri veshin fare, por përkundrazi shtonte kundërqëndrimin. Jeta e tij ndodhej në rrezik nga dy palë njerëz, përveç grekërve kishte dhe tikatçinj (është fjala për xhonturqit). Atëherë armiqtë e popullit tonë vendosën t’a vrisnin Kadri Gjatën. Me 12 korrik 1912 Kadri Gjata, ndërsa po udhëtonte bashkë me një të afërmin e tij në fshatin Radhotop, afër Janinës, u ndesh në një pritë dhe u vra me armë zjarri. Vrasja e tij, siç u morr vesh menjëherë, qe një krim politik i shëmtuar, në vazhdën e shumë krimeve të tjera të kryera nga shovinizmi grek në ato vite që i paraprinë shpalljes së pavarësisë”.

Hakmarrja

U muar vesh se vrasja e Kadri Gjatës u krye nga një bandë kriminelësh në shërbim të shovinistëve grekë. Çeta përbëhej nga 22 vetë, të kryesuar nga kapiten Gogua e kapiten Farmaku. Kjo çetë kriminelësh e organizuar nga shovinistet grekë, pas krimit që bëri, qarkulloi për disa ditë nëpër fshatrat e Çamërisë e të Shqipërisë së Jugut. Indinjata për këtë krim politik antishqiptar, qe e madhe. Në Kurvelesh e Vlorë u krijuan disa reparte vullnetare patriote që e ndoqën çetën, e rrethuan dy herë dhe thuajse e asgjesuan tërësisht në përpjekje me armë. Vetë kapiteni Jani Puteci e pagoi me kokë krimin. (Gazeta “Drita”, Manastir-gusht 1912). Lidhur me vrasjen e Kadri Gjatës prej andartëve grekë dhe me kundërveprimin spontan të masave popullore fshatare, të cilat formuan çeta që asgjesuan grupin e andartëve, në Labëri është krijuar edhe kjo këngë popullore (mbledhur nga Saliko Qani Progonati / Në malin përmbi Sarandë / Vranë kapetan Janë, (Jani Putecin) / Mustafai me të vëllanë / Muarnë hake për Kadrine / Që e vranë në Janinë / Pse e deshtë Shqipërinë / Kapetan Salih Smokthina / U lëshua si vetëtima / Aty afër mbi Mursi / Vrau të njëzet e dy / O ju qenër të pabesë / Për një late njezët e pesë”. Mustafa Ftera nga Ftera, për të marrë hakun e Kadri Gjatës, bashkë me shumë fshatare të tjerë i rrethoi andartët grekë, vrasësit e Kadriut ne hanin e Çukos (Delvine) dhe në përpjekje vrau kapiten Jani Putecin dhe të dy nipërit e tij. Të tjerët, që i shpëtuan rrethimit (22 vetë) u vranë afër Mursisë nga çeta e kapetan Salih Smokthinës (Salih Murat Vranishti): Kokat e kapetaneve grekë u ekspozuan në tregun e Delvinës.

Jehona e vrasjes Kadri Gjatës

Ne shume gazeta patriotike te kohes u shkruan artikuj dhe vjersha. Nder personalitetet qe reaguan ndaj kesaj ngjarjeje, qene patriote e publiciste demokrate, si: Nuçi Naçi, Muço Qulli, Jani Vruho, Mihal Grameno, poeti i permendur Asdreni, Halim Xhelo etj. Keto figura kane qene perfaqesues ne ze te krahut me demokratik e antifeudal te levizjes patriotike te atyre viteve. Deshmite dhe vleresimi qe i kane dhene keta bashkekohes rolit dhe personalitetit politik te Kadri Gjates, ndihmojne te kuptohet autoriteti qe gezonte ne gjirin e mbare levizjes patriotike shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise. Klubi i Janines dhe kontributi i kryetarit te tij energjik, Kadri Gjata. Gazeta e Mihal Gramenos “Koha”, nje nga organet me luftarake te asaj kohe, shkruante: “Nje nga bijte e dashur te Shqiperise, u vra nga armiqte e kombit shqiptar. Greket e pabese, barbare e te eger goditen kombin shqiptar duke e vrare (Kadri Gjaten)…Ishte shpirti dhe zemra e shqiptarizmes ne Janine…Ka luftuar si dragua per kombin…Kur te gjithe klubet u mbyllen, vetem i Janines nuk u mbyll, por mbajti flamurin lart perpjete. Edhe kjo i detyrohet te pavdekshmit patriot…Qofte kujtimi i pavdekshem dhe mbetet shembull.

“Gazeta “Shkupi” pak kohe pas vrasjes shkruante: “Deshmor per Shqipni…I pari shqiptar ne Janine, e vrane propaganda e grekut se punonte per Shqipni. Gazeta “Drita” e Muço Qullit me 9 gusht 1912, ne kryeartikullin “Deshmoret e kombesise” shkruan: “Kadri Kumbaro nga Libohova, kryesonjes i klubit te Janines…u vra prej grekerve…Duhet te dine ata gjakpires se në ra deshmor Kadriu, Shqiperia rron me nder e me trimeri te saj. Ne i vdiq nje djale Shqiperise, atdheut te Pellazgeve, ai vend i shenjteruar ushqen nde gji te tij mijra trima si ai…”. Nuçi Naçi shkruante: “Klubi i Janines kishte ne gjirin e tij burrin trim dhe patriotin e flaket qe nuk i trmbej syri dhe as ja kishte friken se keqes dhe as vdekjes. Ky patriot mori persiper vete shpenzimet e Klubit dhe te organit te tij. Kadri Gjata (Kumbaro) ishte njeri i punes dhe i sakrifices, agjitator i flaket, perkrahes dhe strehues i patrioteve qe ndiqeshin nga qeveria. Edhe grekerit nga ana tjeter punuan se bashku me xhon-turqit per te shkaterruar çdo gje patriotike dhe çdo gjurme ne Vilajetin e Janines. U vra me 12 korrik 1912”. Ne nje artikull te tij botuar ne “Liria e Shqiperise” me titull “Vrasja e Kadri Libohoves”, Jani Vruho nga Egjipti (Misiri) shkruante: “Nje jave me pare si sot, tek kendonja nje gazete greqishte nga te Stambollit, pashe nje telegraf qe i qe hequr nga Janina Stambollit per vrasjen e te ndjerit atdhetar Kadri Efendi Libohoves”. Kete lajm Vruho e cileson “potere te zeze”, e cila “menxyros kedo shqiptar te atdhetarte”.

Me poshte Jani Vruho me indinjate te madhe i paralajmeron shovinistet greke se me keto vrasje, e me politiken e tyre shoviniste, nuk do t’ia arrijne kurre qellimit te tyre. Populli shqiptar, thote J. Vruho, kerkon te jetoje ne miqesi me popujt fqinje, por ai s’lejon kurre t’i preken te drejtat dhe nuk trembet nga kercenimet. Asokohe ne krahinen e Laberise per Kadri Gjaten u krijua dhe u kendua nje kenge popullore (ajo u mblodh dhe u botua me vone ne gazeten “Drita” te Tiranes me 27 janar 1937, ne faqen tre ku thuhet : “Re e zeze ka rene / Mbi te shkreten Janine / Kadri Gjaten e vrane / E vrane dhe me s’e lane / Kadri Gjata / djale i ri / Burre trim libohoviti / Perpiqej per kombesi / E vrau Shtriga eteri / Ç’e vrane andartët / Me nje plumb ne balle / Ç’e vrane kusaret / Po qajne shqipetaret”.

Se ç’rol vendimtar luante Kadri Gjata ne Klubin e Janines, duket edhe nga fakti se pas vrasjes se tij qeveria turke arriti te mbyllte Klubin shqiptar, te vetmin qe kishte mbetur dhe qe vazhdonte veprimtarine asokohe. Revista “Ylli i mengjezit”, qe dilte ne Boston te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne Nr.11 te vitit 1917, duke folur per Themistokli Germenjin, shkruan keshtu per marredheniet qe kishte ai me Kadri Gjaten (ne vitin 1911 kur Th. Germenjin e kishin arrestuar xhonturqit dhe e kishin shpene ne burgun e Janines): “Si e shpune Themistokline ne Janine, atdhetari i shkelqyer, i ndieri Kadri Gjata, te cilin andartët e vrane me te pabese ne 1912, vuri tere fuqine e tij duke perdorur jo vetem influencen, por edhe mallin e vuri rehem (e vuri peng), vetem Themistokliu te shpetoje dhe plani i Komitetit te mos dale ne shesh pa u vene ne veprim” (eshte fjala per planin e nje kryengritjeje ne Shqiperine e Jugut).

Kujtimin e Kadri Gjates e mbante gjalle edhe poeti i shquar shqiptar Asdreni, 30-vjet pas vdekjes se Kadri Gjates me 1942, Asdreni botoi ne gazeten “Tomorri” (Tirane Nr. 286, 29 Nentor 1942, faqe 3) nje vjershe ku ndjehet jehona qe kishte ngjallur dikur ne ndergjegjen e tij dhe te patrioteve te tjere shqiptare vepra patriotike dhe vdekja prej deshmori e Kadri Gjates. Nder te tjera ne ate vjershe Asdreni thote: “Po gjithe trim si te parit / Kadri Gjata ne Janinë / Qe me “Zgjimin” e tij plot zjarr / Ka ra fli per Shqipenine”. Deshmi interesante qe vertetojne karakterin patriotik te veprimtarise se Kadri Gjates dhe karakterin politik te vrasjes se tij, permbajne edhe relacionet diplomatike te konsullit te Austro-Hungarise ne Janine. Figura e Kadri Gjates dhe veprimtaria e Klubit “Bashkimi” qe ai drejtoi me guxim, ka filluar te studiohet ne menyre me te thelluar edhe pas vitit 1944. Interesante jane deshmite e vitit 1962, te disa veteraneve te levizjes patriotike, si: Visat Fico, Enver Çobani, Nezir Leskoviku, anetare te Klubit te Janines qe e kane njohur personalisht Kadri Gjaten ne Janine.

Mbas vitit 1970, shume publiciste e shkrimtare kane shkruar per jeten e Kadri Gjates (Kumbaros) dhe veprimtarine patriotike te Klubit “Bashkimi” te Janines, si ne gazeten “Bashkimi” viti 1970, gazeta “Mesuesi” viti 1973, ne revisten “Nendori” 1973, ne studime historike viti 1974, etj. Ne vitin 1979, Kadri Gjata (Kumbaro) u shpall “Deshmor i Kombit”. Ne librin “Bredhi i gjelber” te shkrimtarit Petraq Zoto, viti 1981, jepen edhe kujtimet e patriotit te shquar Themistokli Germenji, me titull “20-vjeshte e dyte 1917”: “Vdes njeriu, po mendimet rrojne edhe bemat e tij gjithashtu, ja tek i kane fjalet e Gjerasim Qiriazit. Sa e çuditshme kjo bote”. “Gjer tani munda te mproj veten, po ketej e tutje nuk do te mund. E di qe kane vendosur e kane marre masa per vrasjen time”: I kujt eshte ky shenim? I Papa Kristo Negovanit, i Petro Nini Luarasit, Kadri Gjates?

Te tre njesoj, te njejtin fat paten. Jane edhe sot e kesaj dite midis nesh, me rrezik ne çdo çast jetuan, por nga bemat per memedheun s’u tunden as nje here. E dinin ç’u thurrej por s’u dhane thjesht per burreri e qendrese? Jo diçka me shume, ja merr Kadriun. Kur turqit me shpune ne burgun e Janines, Kadri Gjata s’la gur pa luajtur qe te me lironte, sikur te kishte rene ne burg vellai i tij. Ne mbyllje te ketij shkrimi, ne 109-vjetorin e vrasjes, kujtojme me respekt figuren e patriotit Kadri Gjata (Kumbaro) qe ne çdo hap te jetes se tij tregoi nje dashuri te thelle per Atdheun dhe nje deshire te zjarrte per ta pare ate te lire dhe te lulezuar. /Memorie.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 04/12/2021 09:41

    I kan vra dhe po i vrasin per dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër